Nentori i librit – ja 5 surprizat e panairit online tek Bukinist.al - Business Magazine Albania

Nentori i librit – ja 5 surprizat e panairit online tek Bukinist.al

Platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, Bukinist.al sjell oferta speciale për ata që duan të bëhen Mik i Bukinist, duke bërë vetëm një porosi online përgjatë një jave, ndërsa për lexuesit që e kanë këtë status, përfitojnë ulje -20% ( 5-12 nëntor 2021 ) për “librat e rinj” dhe ato që pritet të hidhen në qarkullim këto ditë (13 – 16 nëntor 2021); me Panairin e Librit Online (17 – 21 nëntor 2021) ku mbi 10 mijë librat do të jenë me ulje ekskluzive.

Rikthehen bisedat online në Facebook, Instagram apo Youtube me botues, autorë, përkthyes dhe studiues dhe do të kemi një ofertë speciale me rastin e festave kombëtare të 28 – 29 nëntorit, me një listë rekomandimesh me “109 libra” me rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ftojmë lexuesit të marrin pjesë në mini-konkurset e përshtypjeve, video-review-ve apo të fotove.

Nëse ka një muaj që mund të konsiderohet si festa e vërtetë e librit, – padyshim është nëntori: Jo thjeshtë për faktin se zhvillohet panairi i përvitshëm nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, por sepse thuajse të gjithë flasim më shumë se në çdo periudhë tjetër të vitit për librin dhe leximin.

Gjatë vitit të kaluar platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al ishte e vetmja hapësirë virtuale që mundësoi një panair të vërtetë online në kushtet e pandemisë, së bashku me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë. Bukinist iu ofroi një stendë virtuale botuesve shqiptarë, dhe arriti të realizojë shërbime me standarde për lexuesit dhe të shënojë rekorde shitjesh online të botimeve në gjuhën shqipe.

Viti 2021 riktheu mundësitë fizike të zhvillimit të Panairit të 24-ërt të Librit Tirana 2021 në mjediset e Pallatit të Kongreseve, ndonëse në mënyrë disi të kufizuar për shkak të masave anti-Covid. Padyshim, ky është një lajm i gëzueshëm edhe për botuesit edhe për lexuesit, por edhe për ne. Kësaj radhe, Bukinist.al do të jetë me një stendë prezantuese në mjediset e Panairit të Librit “Tirana 2021”, ku do të kemi mundësive të komunikojmë me botues dhe lexues përgjatë pesë ditëve të zhvillimit të tij, por ne do të vazhdojmë traditën tonë për të pestin vit radhazi për të bërë panairin tonë online të librit. Kësaj radhe ne e kemi pagëzuar me emrin “Nëntori i Librit”.

Ky panair virtual do të jetë një mundësi shumë e mirë për të gjithë ata që e kanë të pamundur që të jenë të pranishëm fizikisht në mjediset e Pallatit të Kongreseve: si për lexuesit nga rrethet e Shqipërisë; për lexuesit nga Kosova, për të cilët kësaj radhe kemi menduar që ta ulim ndjeshëm koston e transportit në 3 euro për çdo pako me libra që bëhet online tek Bukinist, por edhe për bashkëatdhetarët tanë nga diaspora. Ne do t’i kemi të gjitha surprizat e bukura në këtë festë gati 1-mujore, e cila nis më datë 5 nëntor dhe do të mbyllet më 30 nëntor, në mbyllje të festave kombëtare të Pavarësisë dhe të Çlirimit të vendit.

Le ti zbulojmë një nga një të pesë surprizat që kemi përgatitur për lexuesit tanë:

1. Të gjithë lexuesit që duan të jenë pjesë e komunitetit të artë “Mik i Bukinist”, këtë periudhë e përfitojnë këtë status duke bërë vetëm 1 porosi tek platforma jonë, – duke nisur që nga data 5 nëntor deri më 12 nëntor. Për të gjithë lexuesit që tashmë e kanë këtë status dhe ia dinë vlerat, në këtë periudhë, pra më 5 -12 nëntor do të përfitojnë -20% ulje për të gjithë librat që janë online. Ne i vlerësojmë miqtë tanë Mik i Bukinist, të cilët kanë arritur në numër mbi 4000 lexues, por me këtë rast, ne duam t’i shtojmë ata dhe t’i nxisim sa më shumë drejt leximit.

2. Në periudhën 13 -16 nëntor të gjithë lexuesit që duan të dinë për librat e rinj që po hedhin shtëpitë botuese, kanë një mundësi të artë që të informohen përmes platformës tonë Bukinist.al, por sigurisht, që do të përfitojnë edhe nga oferta që kemi përgatitur: Për herë të parë, ne u krijojmë mundësinë lexuesve tanë që të bëjnë pre-order (parapagim) për të gjithë librat që pritet të hidhen në qarkullim së shpejti. Këto libra dhe librat e rinj përgjatë pesë ditëve do të jenë në ofertë -10%. A e dini se autorë të mëdhenj si Orhan Pamuk, J.K. Rowling, Napoleon Hill, Bill Klinton & James Patterson, e shumë të tjerë do të vijnë me surpriza të bukura për lexuesit tanë. Përmes Bukinist ju e dini se cilët libra pritet të dalin gjatë këtij muaji të bukur libror….

3. Duke nisur me çeljen e Panairit të 24-ërt të Librit “Tirana 2021”, pra më 17 – 21 nëntor, mbi 10 mijë libra që ndodhen onlinë tek Bukinist.al do të jenë në ofertë speciale, falë edhe bujarisë dhe dëshirës së shtëpive tona botuese, ku shumica prej tyre kanë vendosur që të japin ulje të dedikuara për lexuesit tanë më mrekullueshëm. Shtëpitë botuese kryesore do të kenë stenda virtuale tek Bukinist.al dhe ne do të promovojmë librat e rinj, ofertat dhe eventet që do të bëjmë përgjatë 5 ditëve.

Gjatë periudhës 21-26 nëntor do të jetë periudha më e zjarrtë me oferta fantastike që botuesit do të japin përmes nesh tek lexuesit, dhe të cilat do t’jua bëjmë të ditur në të gjitha kanalet tona.

4. A e dini se eventet tona online me autorët, botuesit, përkthesit dhe studiuesit do të vazhdojnë si pjesë të traditave që kemi krijuar tashmë me Panairin e Librit Online, Festivalin e Librit dhe me Book Fest-in që zhvilluam në TEG, ku gjatë pesë ditëve të panairit fizik, së bashku me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë ne do të transmetojmë live përmes rrjeteve sociale të Facebook, Instargam dhe Youtube biseda për librin dhe lexuesin, – do të sjellim këndvështrime dhe ide për tregun e librit dhe promovimin e tij. Prandaj, ju ftojmë që të na ndiqni në rrjetet sociale. Pjesa më e bukur e këtij eventi të madh 25-ditor janë edhe mini-konkurset dhe quizet e ndryshme në rrjetet sociale: Po ashtu, mirëpresim review-t dhe video-review-t dhe fotot tuaja, të cilat do t’i ndajmë me miqtë tanë.

5. Nëntori i librit nuk do të ishte i tillë pa ofertat që do të kemi menduar për festat e nëntorit, të cilat do ta bëjnë më të bukur këtë muaj. Në periudhën 27-30 nëntor, përgjatë ditëve të Festës së Pavarësisë dhe Ditës së Çlirimit, të gjitha librat e listuar tek “109 vjet Pavarësi – 109 libra” do të jenë me ulje -20% për të gjithë ata lexues që duan të dinë më shumë për historinë e Shqipërisë, për jetën dhe traditat, për personalitetet që kanë lënë gjurmë, për kulinarinë, të drejtën juridike, për gjithën shqipe dhe kështu me radhë.

Këto janë 5 surprizat që menduam të bëjmë këtë nëntor për ju dhe bashkë me ju, – duke ofruar shërbimin më të mirë; me ofertat më të mira për lexuesit tanë në Tiranë, në rrethe, deri në fshatin më të largët të Shqipërisë, në Kosovë, Maqedoni dhe në çdo cep të botës ku jetojnë dhe punojnë bashkëatdhetarët tanë. Ne sjellim librat aty ku jeni ju, ndërsa ju bëni festën; dhe përmes leximit, e bëni Shqipërinë më të mirë dhe më të bukur……

*Nga Albert Gjoka 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0