Memorandumi i bashkëpunimit është nënshkruar nga katër vendet me kompaninë azere të gazit, Socar, ku për palën shqiptare, nënshkroi zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja.
Ky projekt ka si synim të lidhë gazsjellsin trans-adriatik me rrjetin qëndror europian të gazit. Marrëveshja paraprake mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi është arritur që në vitin 2007. Projekti që synon të ndërtojë një rrjet të gjerë gazi nga Fieri deri në Split të Kroacisë do të ketë një kosto totale prej 610 milionë eurosh. Ministri kroat i ekonomisë, Tomislav Panenic deklaroi se, shpreson që ky projekt të përfaqësojë një urë të re lidhëse mes veriut dhe jugut. Qeveria kroate do të investojë 265 milionë euro në këtë projekt.
250 kilometra nga ky gazsjellës do të kalojnë pikërisht përmes Kroacisë, ndërkohë që 167 kilometra do të ndërtohen në Shqipëri dhe 94 në mal të Zi. Bosnje Hercegovina do të përfshihet vetëm nëpërmjet portit që zotëron në Adriatik.
Nëpërmjet një njoftimi, gazsjellësi Trans-Adriatik, i njohur ndryshe si TAP, përgëzon arritjen e marrëveshjes mes katër vendeve dhe kompanisë Socar. “Memorandumi i mirëkuptimit forcon bashkëpunim energjetik në vendet e europës jugore si dhe është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë energjetike dhe diversifikimit në rajon. TAP mbetet i përkushtuar në lehtësimin e lidhjeve në infrastrukturën e gazit në rajon, përfshirë gazsjellësin adriatiko-ionian”, thuhet në njoftimin e TAP.
Burimi: lajmifundit.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.