Nënshkruhet memorandum për Iniciativën Globale "100 Million Learners Global Initiative" nga Thunderbird School of Global Management - Business Magazine Albania

Nënshkruhet memorandum për Iniciativën Globale “100 Million Learners Global Initiative” nga Thunderbird School of Global Management

Nën organizimin e UNI – Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University, u mblodhën rektorët e institucioneve të larta të arsimit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për një ngjarje të veçantë, për të nënshkruar memorandum bashkëpunimi në kuadër të iniciativës globale “100 Million Learners Global Initiative”, nga Thunderbird School of Global Management, e rankuar si Shkolla Nr.1 në botë për Master në Global Management, dhe Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), i rankuar si Universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion.🇺🇲

Ky memorandum vjen falë Partneritetit që UNI – Universum International College ka me Arizona State University, ku për studentët e Universiteteve partnere do të ofrohen lëndë apo module me ECTS Falas, për 140.000 studentë në gjithë rajonin e ballkanit në Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë Angleze, të njohura plotësisht nga Thunderbird School of Global Management.

Nënshkruhet Memorandum për Iniciativën Globale "100 Million Learners Global Initiative" nga Thunderbird School of Global Management

Kjo ngjarje e rëndësishme ka sjellur bashkë liderët e arsimit të lartë nga tre vendet e Ballkanit Perëndimor, për të ndarë dhe rikonfirmuar angazhimin e tyre ndaj kësaj iniciative të rëndësishme globale për edukimin. Gratë dhe vajzat e reja do të përbëjnë 70% të përfituesve që kjo iniciative ka për qëllim të arrijë.

Lexo edhe:Vjen në Shqipëri shkolla ndërkombëtare e certifikuar nga Google and Microsoft, “Coddy School Tirana”

Kjo iniciativë globale ofron programe të ndryshme për 3 cikle të edukimit:

Foundational program: Është e hapur për të gjitha ciklet edukimit.

Intermediate program: Kontenti për nxënësit e Shkollës së Mesme apo për nxënësit të nivelit Bachelor

Advanced Courses: Kontenti për studentët e nivelit Bachelor apo Master.

Nënshkruhet Memorandum për Iniciativën Globale "100 Million Learners Global Initiative" nga Thunderbird School of Global Management

Memorandumi i bashkëpunimit do të shënojë një hap të rëndësishëm përpara në përmirësimin e qasjes në arsimin e lartë dhe fuqizimin e komuniteteve të studentëve në këtë rajon të rëndësishëm të Evropës. Ky është një moment historik që do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhme më të ndritur për të rinjtë dhe studentët tanë.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit kontakto:

+38344144062,

info@universum-ks.org

ose ndiqni   UNI  në facebook dhe instagram.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0