Nemanja Zivkovic, folës në AllWweb për një formë marketingu ndryshe - Business Magazine Albania

Nemanja Zivkovic, folës në AllWweb për një formë marketingu ndryshe

Nemanja Zivkovic është themelues dhe CEO i Funky Marketing, një kompani që kombinon kërkimin dhe strategjinë me kreativitetin, për të ndihmuar kompanitë e teknologjisë B2B të

zhvillojnë kërkesën, për mënyrën se si blerësit blejnë tani. Marketingu B2B bëhet ndryshe, me pak “funk”.

Ai është host i Funky Marketing Show dhe bashkëthemelues i NS Business Talks, një rrjet i komunitetit të profesionistëve dhe një fans i madh i Motown, GTA, dhe të muzikës funky në tërësi.

Nemanja ka gati 10 vite punë në marketing dhe zhvillim biznesi, një përvojë të lartë në krijimin e staregjive të suksesshme të marketingut, duke arritur objektiva dhe duke ndërtuar skuadra me performancë të lartë për klientë vendas dhe ndërkombëtarë në shumë industri dhe sektorë.

AllWeb i tejkalon pritshmëritë, duke ndikuar në skenën shqiptare të biznesit digjital, marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore të ofruar nga folës nga skena Ndërkombëtare/Rajonale dhe vendase. Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si: Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann, Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me. Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe janë publikuar në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri: www.allweb.al 

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me programin Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Kombëtar të Rinisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Për më tepër informacione kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0