Në Zyrën e Europës u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve për ndërmarrësit e projektit Atar 2 - Business Magazine Albania

Në Zyrën e Europës u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve për ndërmarrësit e projektit Atar 2


Janë ndarë çmimet për 20 ndërmarrësit e projektit “Përshpejtimi i vetëpunësimit dhe ndërmarrësisë në Kosovë”, i organizuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në bashkëpunim me Universitetin LINK Campus nga Italia dhe mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

Prej 60 ndërmarrësve, të cilët garuan me idetë e tyre të biznesit, 20 prej tyre u përzgjodhën për t’u financuar me një grant prej 8,000 euro.

Prej ideve fituese të biznesit, 16 janë në fushën e bujqësisë kurse 4 prej tyre në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Në këtë ceremoni, çmimet për fituesit u ndanë nga Drejtori i Programeve në FIQ, Kushtrim Puka dhe shefi i sektorit politik në zyrën e Bashkimit Europian, Ricardo Ferri.

“Mendoj që është një prej gjërave më të mira që Bashkimi Europian mund të bëjë për Kosovën. Për t’i mbështetur të paktën 20 të rinj të Kosovës që të mësojnë më shumë, të mësojnë se si të bëjnë biznes dhe në disa raste edhe si të implementojnë projekte specifike. Gjithashtu, ky projekt do të ketë efekte multiplikative në ekonominë e Kosovës dhe ne këtu duhet të kemi fokusin kryesor. T’i ndihmojmë njerëzit të bëjnë biznes dhe të kontribojnë në mirëqenien e vendit. Prandaj ky është një projekt i jashtëzakonshëm”, u shpreh Ricardo Ferri për Businessmag.

Një prononcim për Businessmag e dha edhe Leonora Kusari, anëtare e Jurisë për projektin Atar 2.

“Shpresoj që këto ide të cilat janë financuar të zhvillohen dhe të përfitojnë edhe investime të tjera në të ardhmen, si dhe shpresoj që fondet e fituara të shfrytëzohen siç duhet”.

FIQ në bashkëpunim me Zyrën e BE-së do t’i ndihmojë këta ndërmarrës për sfidat me të cilat do të ballafaqohen në të ardhmen.

Përveç organizatorëve të projektit edhe fituesit e granteve nuk hezituan të shprehin entuziazmin dhe optimizmin e tyre. I pyetur nga Businessmag se si do ta ndihmojë ky grant në realizmin e idesë së tij, Tahir Krasniqi nga komuna e Drenasit u shpreh:

“Fillimisht, granti që e kam fituar vjen si rezultat i një pune gati një vjecare.

Ideja ime ka të bëjë me hapjen e një dyqani që do të ofrojë një gamë të gjerë të produkteve nga bujqësia dhe blegtoria ne komunën e Drenasit. Shumica e këtyre produkteve do të jenë të kultivuara nga fermerët lokalë dhe kjo shpresoj se do të ketë një efekt pozitiv edhe tek ata. Qëllimi kryesor i biznesit është promovimi i ushqimit të shëndetshëm.

Kjo ide ndërkohë ka pësuar ndryshime dhe është zhvilluar më tutje gjatë trajnimeve të organizuara nga FIQ-i.

Nëpërmjet grantit do t’i angazhoj dy punonjës në dyqan, si dhe në mënyrë indirekte do të mundohem t’i ndihmoj rreth 350 fermerë lokal. Kjo është thelbësore për mua.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0