Në vitin 2018, Rusia do të ndalojë selfie-t

Në vitin 2018, Rusia do të ndalojë selfie-t


Sipas BBC, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, e cila menaxhon dhe rregullon forcat e armatosura të Rusisë, ka hartuar një ligj që do të ndalojë ushtarët dhe personelin ushtarak të postojë në mediat sociale. Ndalimi pritet të hyjë në fuqi në janar të vitit 2018.

Ndalimi vjen sipas projektligjit, në emër të sigurisë kombëtare. Postimet në median sociale në të kaluarën kanë zbuluar detaje të ushtarisë ruse për armiqtë. Për shembull, në vitin 2015, një zëvendës gazetar ishte në gjendje të përdorte një seri të fotove të ushtarëve për të konfirmuar përfshirjen e ushtrisë Ruse në Ukrainën lindore.

Plani synon gjithashtu të parandalojë armiqtë ushtarak të Rusisë nga ndjekja e postimeve në median sociale duke përdorur vendodhjen gjeografike. Për shembull, Tweets mund të lidhen me koordinatat e tyre me GPS përmes metodave të shumëfishta.

Megjithatë kjo masë e marrë nuk është një risi për popullin rus. 50,000 punonjës të kompanive ruse në bashkëpronësi me shtetitin kanë marrë kohët e fundit smartphone të dizajnuara për mos ndjekur aktivitetin e përdoruesit në asnjë aplikacion. Dhe vitin e kaluar, Kremlini e ndaloi përdorimin  e LinkedIn-in, për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve.

Kremlini tani duket se e sheh median sociale si një kërcënim jo vetëm për privatësinë, por edhe për sigurinë kombëtare.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0