Ne nuk jemi duke u kujdesur për infermierët - Business Magazine Albania

Ne nuk jemi duke u kujdesur për infermierët

infermierët

Michael Kirsch është një mjek  gastroenterolog dhe një bloger i njohur. Ai shkroi këtë artikull mbi infermierët në blogun  MD Whistleblower, i cili u bë viral brenda ditës.

“Kjo ndodh çdo ditë në çdo spital në vend. Nga infermierët kërkohet që në mënyrë rutinore të kujdesen për më shumë pacientë sesa duhet sepse ka një mungesë infermieresh në këto ditë të vështira.

Pse administratorët e spitalit lejojnë që kjo të ndodhë?

Nëse ndonjëri po e lexon këtë postim, është i mirëpritur të përgjigjet. Le të kuptohemi me qartë. Kur një infermiere është e mbingarkuar, si mendoni se ndikon kjo në cilësinë e kujdesit dhe moralin e infermieres?

Kursimi i parave në paga duket si fitim afatshkurtër që rrezikon pasoja mjekësore dhe financiare. Sigurimi i kujdesit mjekësor me cilësi të lartë nuk mund të jetë një përpjekje e shpejtë. Nëse përshkrimi i punës së një infermiere rritet me 30 përqind, a mendoni se cilësia e kujdesit dhe kënaqësia e pacientit / familjes nuk do të bjerë? A nuk kanë frikë administratorët nga rreziku i gabimeve mjekësore nga infermierët e mbingarkuar? A do të dëshironte ndonjë prej tyre të ishte pacient në këto rrethana?

Infermierët më kanë besuar për vite me radhë se sa janë të demoralizuar që askush nuk flet për ta. Në vend që t’u ruajnë shpinën, ata shpesh ndiejnë se janë therur në shpinë.

Unë nuk kam ndjenja të ngrohta për sindikatat e punës dhe mbështes iniciativat e së drejtës për punë. Por, kur shoh se çfarë durojnë infermierët dhe mungesën e mbështetjes që ata marrin, unë do t’i mbështesja ata nëse rebelohen apo lëvizin për t’u organizuar

Nëse një mësues i klasës së tretë është i sëmurë, ne presim që të thirret një mësues zëvendësues. Nxënësit e klasave të treta nuk futen thjesht në një klasë tjetër duke pritur që një mësues të përballojë një ngarkesë të dyfishtë.

Shumë prej nesh sot u kërkohet të bëjmë më shumë me të njëjtën pagesë. Mësuesit, zbatimi i ligjit, biznesmenët dhe administratorët e programeve qeveritare e dinë mirë këtë.

Po vjen ai moment ku nuk po i dobësoni dhjamin infermierëve, por po i ndani në copa kockat e tyre.

Ne nuk jemi duke u kujdesur si duhet për ata që kanë kushtuar jetën e tyre për t’u kujdesur për ne.

Kush do t’i shërojë shëruesit?!

Përktheu Babeta Rexhepi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0