"Ne kemi bërë një hap gjigant", NASA del në konferencë për shtyp dhe tregon zbulimin e madh - Business Magazine Albania

“Ne kemi bërë një hap gjigant”, NASA del në konferencë për shtyp dhe tregon zbulimin e madh

NASA

NASA ka njoftuar se janë 13 zona, në të cilat njeriu mund të ecë përsëri në Hënë në misionin Artemis 3, i planifikuar për në fund të vitit 2025 dhe që do të shënojë kthimin e astronautëve në tokën hënore 50 vjet pas misionit të fundit të programit Apollo 17 i vitit 1972. Këtë e bëri të ditur NASA në një konferencë për shtyp.

“Ne kemi bërë një hap gjigant drejt kthimit të astronautëve në Hënë që nga misionet Apollo”, tha Mark Kirasich, nënkryetari i divizionit të NASA-s për programin Artemis. Do të jetë “ndryshe nga çdo mision tjetër i kaluar shtoi ai – sepse astronautët do të hyjnë në zona të paeksploruara për të hedhur themelet e strukturave për qëndrimet e ardhshme afatgjatë”.

Brenda çdo rajoni, janë identifikuar vende të shumta kandidate për të akomoduar astronautët. Këto janë zona interesante nga pikëpamja shkencore dhe të cilat janë vlerësuar sipas karakteristikave të tokës, lehtësisë së komunikimit dhe kushteve të ndriçimit.

“Shumë nga vendet e propozuara korrespondojnë me disa nga pjesët më të vjetra të Hënës dhe, së bashku me rajonet me hije të përhershme, ofrojnë mundësinë për të mësuar rreth historisë së Hënës përmes materialeve hënore të pa studiuara më parë,” tha Sarah Noble, nga Divizioni i Shkencave Planetare të NASA-s. www.italianpost.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0