Ne e filluam punën nga shtëpia. New Media Communications dhe Businessmag ju ftojnë të punoni remote nëse mundeni - Business Magazine Albania

Ne e filluam punën nga shtëpia. New Media Communications dhe Businessmag ju ftojnë të punoni remote nëse mundeni


 

New Media Communications dhe Businessmag kanë nisur punën remote. Vetëizolimi dhe puna remote duken zgjidhja më e mirë aktualisht. BusinessMag dhe New Media ju ftojnë të aplikoni këtë formë pune, nëse logjistika dhe lloji i punës ua lejon këtë. Nismat tregojnë se Smart Work, është një formë e mirë dhe e mundur pune për kompanitë e teknologjisë.

Lexo: Manastirliu: Pensionistëve do t’u dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero

Ndaj ftojmë sipërmarrësit që të përdorin teknologjinë për t’u përballur me situata të tilla. Sigurisht që kjo kërkon vendosmëri, përdorimin e metodologjive të reja dhe përgjegjshmëri nga punonjësit. Gerti Boshnjaku dhe Enton Mehmeti themelues dhe drejtues të NMC dhe New Media Dixhital, theksojnë se, “me shumë gjasa, e gjithë kjo do të sjellë edhe ulje të eficiencës së punës, por është një masë që duhet marrë sot, për të siguruar vazhdimësinë dhe performancën e mirë në periudhë afatgjatë”.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm mësimi që kompanitë të kenë plane masash për çdo situatë. Kjo po tregon se sipërmarrjet nevojitet të investojnë tek mënyrat e reja të punës, teknologjitë e reja dhe në njerëz që kanë mendësi rritjeje. Gerti Boshnjaku tha se “Këto janë elementë që ne si New Media kemi kohë që po provojmë t’i aplikojmë përmes mënyrave të punës si Agile. Kjo është një formë për t’u përshtatur me kërkesat e tregut global në ofrimin e shërbimeve teknologjike”.

Sipas tij, kjo është një krizë që kërkon forcë dhe besim tek njerëzit për ta kaluar së bashku.

Lexo: Kryeministri Rama: Kjo është luftë me një armik të padukshëm

“Ne si New Media japim shembullin tonë duke kaluar remote me njerëzit tanë për sigurinë e tyre dhe ne të njëjtën kohë u premtojmë partnerëve dhe klientëve që do bëjmë gjithçka që projektet e nisura të realizohen në kohën e duhur dhe sigurisht me cilësinë e kërkuar”, shprehet drejtuesit e dy kompanive.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0