Në e-Albania mund të gjeni ose ndryshoni doktorin tuaj të familjes - Business Magazine Albania

Në e-Albania mund të gjeni ose ndryshoni doktorin tuaj të familjes

e-Albania

Nëse keni hyrë në e-Albania për të kërkuar një dokument, sigurisht do të gjeni një baner pop up që ju tregon emrin e mjekut tuaj dhe konktaktet e tij. Por e-Albania ka sjellë edhe dy shërbime për qytetarët, në rastet kur nuk keni mjek familje dhe në rastin kur doni ta ndryshoni atë.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook thekson se, “e-Albania u vjen në ndihmë edhe qytetarëve që nuk e kanë ende një mjek familje, ashtu sikurse atyre, që kërkojnë ta ndryshojnë mjekun e tyre”. Kjo mund të realizohet përmes dy shërbimeve të reja online në e-Albania: Aplikim për regjistrimin pranë mjekut të familjes dhe aplikim për ndryshimin e mjekut të familjes.

Ajo ftoi qytetarët të bëjnë kujdes. Sipas saj, një nga kushtet që duhet të përmbushin gjatë aplikimit online është se, ccdo qytetar ka të drejtë të përzgjedhë vetëm një mjek, si dhe të ndryshojë mjekun e familjes vetëm brenda mjekëve të Qendrës Shëndetësore të njësisë administrative, ku ka vendbanimin e përhershëm.

Lexo: Pagesat e punonjësve dhe sigurimet, problemi kryesor i kompanive sot. SME Albania sjell rezultatet e anketës me biznesin

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0