Ndikimi i COVID-19 në sjelljen e shoqërisë shqiptare

Ndikimi i COVID-19 në sjelljen e shoqërisë shqiptare


Një studim i kryer online për Shqipërinë nga Mendimi.al, gjatë javës së izolimit të detyruar nga autoritetet shqiptare për COVID-19, periudha 22-27 mars, sjell rezultate, të cilat mund t’ju ndihmojnë në punën tuaj.

Mosha mesatare e të intervistuarve është 38.4 vjeç, prej të cilëve 66% femra dhe 34% meshkuj. Njerëzit u pyetën për informacionin mbi koronavirusin, ndjenjat e tyre, sjelljen konsumatore, pritshmëritë për të ardhmen e ekonomisë dhe të të ardhurave të tyre. Mbi 90% e tyre u shprehën për nivel të lartë të informimit mbi koronavirusin. 46.2% e tyre mendoni se situata do të shkojë më keq, ndërsa 23.4% mendonin se “do ta kalojmë shpejt”. Informimi mbi lajmet e COVID-19, duket se dominon jetët e njerëzve, mbi 92% e tyre informohen çdo ditë, madje disa herë në ditë mbi to.

Studimi tregon se njerëzit janë më shumë të shqetësuar për të moshuarit në familje, gjyshërit dhe gjyshet, nipërit dhe mbesat dhe ky është shqetësimi më i vogël për vetë ata. Për nga rëndësia shqetësimi për ndikimin në ekonomi është çështje më shqetësuese krahasuar me mbylljen e punës dhe prishjen e planeve të udhëtimit.

COVID-19 ka ndryshuar edhe sjelljen e njerëzve në raport me higjienën dhe blerjet. Studimi tregon se mbi 80% e shqiptarëve të intervistuar kanë shpeshtuar larjen dhe dezinfektimin e duarve. 55.1% e tyre filluan të mbajnë furnizime rezervë në shtëpi, më pak se 50% e tyre filluan të mbajnë doreza dhe maskë mbrojtëse dhe 6.6% e tyre filluan të blejnë online.

Furnizimet rezervë u lidhën më shumë me artikujt si: sapun, dezinfektues, produkte pastrimi, ushqime të thata si: makaronat dhe orizi, vaj gatimi fruta dhe perime të freskëta dhe më pak në pije alkoolike, cigare dhe produkte kozmetike.

Në lidhje me blerjet online, 12.3% e të intervistuarve u shprehën se ata kanë bërë blerje online për periudhën në fjalë.

Në lidhje me konsumin e alkoolit, vihen re efekte pozitive të periudhës së masave shtrënguese pasi vetëm 1.6% e të pyeturve kanë rritur konsumin e alkoolit në periudhën në studim, 22-27 mars, ndërsa 26.2% e kanë ulur shumë atë. Në lidhje me planet për udhëtime në të ardhmen, duket se situata ka ngrirë, e shpjeguar natyrshëm edhe nga ndërprerja e udhëtimeve. Rreth 80% e të pyeturve janë pa plane udhëtimi në këtë moment.

Në lidhje me punën nga shtëpia, më shumë se 50% e të pyeturve janë shprehur se kanë punuar nga shtëpia, 23.5% e të cilëve u shprehën se kanë punuar shumë.

Studimi përfshinte edhe pyetje mbi ndryshimin në situatën shëndetësore gjatë izolimit, pagjumësinë dhe ankthin. 58.9% e të pyeturve janë shprehur për çrregullim të gjumit, ndërsa 6% kanë vërejtur përmirësim të tij. Gjatë javës së izolimit, 22-27 mars, vetëm 5.7% e të pyeturve kanë shprehur se u janë rishfaqur simptoma të sëmundjeve kronike.

69.6% e të pyeturve raportojnë nivel të lartë të ankthit krahasuar me periudhën përpara koronavirusit. Të pyetur për vlerësimin që ata i bëjnë ankthit të tyre me një nivel nga 0 në 10, ku 0 është “aspak” dhe 10 është “jashtëzakonisht shumë”, vlerësimi mesatar për 1115 të pyetur është 5.98, ndërsa vlerësimi mesatar për 1115 të pyetur me të njëjtën shkallë vlerësimi si më lart, për sa i përket ankthit që ata mendojnë se kanë familjarët dhe të afërmit e tyre është 7.13.

Duket se kjo periudhë e vështirë izolimi nga COVID19, i ka vendosur njerëzit në një moment vetë-reflektimi. 46.9% e të pyeturve thonë se pas daljes nga izolimi dhe rikthimit në jetën normale, shumë gjëra do t’i bëjnë ndryshe dhe 16.2% mendojnë të bëhen njerëz më të mirë.

mendimi.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0