Ndikimi i BE-së në shndërrimet e ndodhura në shoqërinë shqiptare - Business Magazine Albania

Ndikimi i BE-së në shndërrimet e ndodhura në shoqërinë shqiptare

shoqërinë shqiptare

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE) është konsideruar si prioriteti më strategjik kombëtar, i cili udhëheq axhendën qeverisëse të vendit. Që nga qershori i viti 2014, Shqipëria gëzon statusin e vendit kandidat për në BE. Por, vlerat universale të njeriut luajnë një rol të rëndësishëm për Bashkimin Europian (BE), pasi mbi ato është organizuar rendi shoqëror. Në mënyrë që Shqipëria të fitojë statusin e vendit anëtar të BE-së duhet të ndodhin ndryshime themelore në shoqërinë shqiptare dhe kjo po ndodh. Shoqëria shqiptare ka pësuar një sërë ndryshimesh si pasojë e procesit të integrimit në BE.

Bashkimi Europian në Shqipëri ka dhënë dhe vazhdon të japë fonde për një gamë të gjerë projektesh dhe programesh që mbulojnë fusha të tilla si: zhvillimi rajonal dhe urban, punësimi dhe përfshirja sociale, bujqësia dhe zhvillimi rural, kërkimi dhe inovacioni. Këto janë fushat që kanë impaktin më të madh në shoqërinë tonë. Ndryshimet më të mëdha në shoqëri janë bërë në 5 sektorë:

  1. Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme – të përqëndruara në Drejtësi dhe Azil/Menaxhimin e Kufijve;
  2. Ndërtimi i Kapacitetit Administrativ duke i kushtuar vëmendje Reformës së Administratës Publike;
  3. Zhvillimi Ekonomik dhe Social – me fokus kryesor Arsimin dhe Trajnimin Profesional dhe Tregun e Brendshëm;
  4. Mjedisi dhe Burimet Natyrore, si dhe;
  5. Zhvillimi i Shoqërisë Civile.

Vetëm për sektorin e parë – për fondin e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme janë dhënë 121 milionë euro.

Fuqizimi i grave në politikë dhe në shoqëri është një nga shndërrimet masive të ndodhura në shoqërinë tonë. Gjatë viteve të fundit është vënë re fuqizimi i gruas në drejtimin në shoqëri si dhe i është dhënë më shumë rëndësi të drejtave themelore të saj, që është një nga vlerat më të Rëndësishme të Bashkimit Europian.

Shqipëria ka vuajtur shumë nga korrupsioni në të gjithë sektorët e shoqërisë, duke filluar nga politika e nivelit të lartë, e deri tek sistemi gjyqësor, administrata publike, arsimi dhe sektori shëndetësor, kur njerëzit “detyrohen” ose “janë mësuar” të japin ryshfet për të marrë shërbimin që ata në shumicën e rasteve e meritojnë. Edhe pse, Shqipëria vlerësohet si vend me njëfarë niveli të përgatitjes për luftën kundër korrupsionit, gjersa shumë reforma janë duke u zhvilluar dhe Shqipëria duket se ka pasur progres të mirë në dy vitet e fundit, perceptimi i qytetarëve është shumë i ndryshëm. Në mesin e qytetarëve shqiptarë 69% e tyre raportojnë se korrupsioni është “i përhapur gjerësisht” në sektorin publik dhe 49% pranojnë se ata kanë dhënë ryshfet ose “dhurata” “për të zgjidhur një problem”. Është tashmë gjerësisht e ditur që korrupsioni është i futur thellë në mentalitetin dhe vlerat e shoqërisë shqiptare, edhe pse korrupsioni bie ndesh me vlerat universale të BE, do jetë shumë e vështirë për shoqërinë tonë të shkulë rrënjët e kësaj plage nga jeta e përditshme e shoqërisë.

Lexoni: Sa kohë do të zgjasë armëpushimi i një konflikti dhjetëvjeçar?

Reforma gjyqësore është një nga reformat më të rëndësishme të cilës i është nënshtruar vendi gjatë 30 viteve të veta të demokracisë. Kjo reformë e iniciuar në vitin 2016 ka sjellë ndryshime kushtetuese dhe miratimin e shumë ligjeve të reja (20 ligje janë miratuar deri më tani nga gjithsej 27 propozime ligjore), ka krijuar institucione të reja si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, institucione këto që ndryshojnë funksionin dhe rolin për ato ekzistuese. Këto ndryshime kanë për qëllim forcimin e pavarësisë, transparencës dhe llogaridhënies së sistemit të drejtësisë, ndërsa është thelbësore të përmendet që kjo reformë lidhet drejtpërdrejt me të gjitha prioritetet e tjera. Kjo reformë është qenësore për të forcuar sundimin e ligjit, si dhe për të siguruar: pavarësinë, llogaridhënien dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor.

Të drejtat themelore janë element i veçantë që Shqipëria duhet t’i kushtojë vëmendje në lidhje me masat dhe veprimet në këtë drejtim. Shqipëria ka ratifikuar instrumentet kryesore juridike ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe ka harmonizuar legjislacionin e saj kryesor me standardet europiane. Por, duhen hapa konkrete për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të njeriut posaçërisht ndaj grupeve të cënueshme si gratë, komuniteti romë dhe fëmijët, ndërkohë që zbatojnë politika kundër diskriminimit.

Por, ka edhe disa pika të rëndësishme në shoqërinë tonë, të cilat duhet t’i nënshtrohen ndryshimeve,0 por janë shumë larg nga ajo ditë, përfshirë këtu:

  • Reforma e Administratës Publike – me nevojën për të ndryshuar ligjin e shërbimit civil, forcimin dhe de politizimin dhe profesionalizmin, si dhe për të bërë të mundur një proces të bazuar në meritë përsa i përket emërimit dhe promovimit të profesionistëve të administratës publike. Vendi ynë është shumë larg arritjes së kësaj pike, aq sa integrimi duket i pamundur.
  • Lufta kundër krimit të organizuar – edhe në këtë fushë duhet të ndërtohet një evidencë e fortë e performancës në të kaluarën, ndërsa një bashkëpunim i shtuar në mes të institucioneve kombëtare ndërmjet tyre dhe me BE-në është i rëndësishëm për një koordinim më të mirë.
  • Zbatimi i reformës në drejtësi, reforma zgjedhore, lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë kthyer në refren në mjedisin shoqëror shqiptar dhe duken sa afër po aq edhe larg nga respektimi në realitet i vlerave si dinjiteti njerëzor, liria, barazia dhe solidariteti si themele të parimeve të demokracisë dhe sundimit të ligjit që populli shqiptar mbart në vetvete. Por, duhet shpresuar që një ditë të gjitha këto reforma dhe ndryshime për shoqërinë shqiptare do arrihen.

Përgatiti: Armela Toska

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0