Ndahet Nobeli në ekonomi. Tre ekonomistë vlerësohen për punën mbi sistemet bankare - Business Magazine Albania

Ndahet Nobeli në ekonomi. Tre ekonomistë vlerësohen për punën mbi sistemet bankare

Një grup prej tre ekonomistësh amerikanë, përfshirë ish-shefin e Rezervës Federale të SHBA-së, Ben Bernanke, ka fituar Çmimin Nobel për Ekonomi, për shkak të hulumtimit lidhur me krizat bankare dhe financiare.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencës, tha se Bernanke, Douglas Diamond, dhe Philip Dybvig kanë fituar Nobelin për hulumtimin e tyre që “ndjeshëm përmirësoi kuptimin e rolit të bankave në ekonomi, veçanërisht gjatë krizave financiare”.

“Gjetjet e laureatëve kanë përmirësuar aftësinë tonë për të shmangur edhe krizat serioze, dhe pakot e shtrenjta të shpëtimit”, tha Tore Ellingsen, kryetar i Komitetit për Çmimin për Shkenca Ekonomike.

Lexo edhe; Nobeli në Letërsi shkon për shkrimtaren franceze Annie Ernaux

Bernanke aktualisht punon në Institutin Bruking në Uashington, Diamond është profesor në Universitetin e Çikagos, ndërkaq Dybvig është profesor në Universitetin e Uashingtonit në Misuri.

Çmimi për ekonomi nuk është një prej pesë çmimeve të para që ishin ndarë më 1895, kur u krijua ndarja e Çmimit Nobel nga shpikësi i dinamitit, Alfred Nobel. Çmimi Nobel për Ekonomi ka nisur që të ndahet nga viti 1969. / Financial Times 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0