Nobeli në Letërsi shkon për shkrimtaren franceze Annie Ernaux - Business Magazine Albania

Nobeli në Letërsi shkon për shkrimtaren franceze Annie Ernaux

Për shumëkënd, emri fitues i Nobelit të sivjetshëm në Letërsi, nuk ishte surprizë: Shkrimtarja franceze, Annie Ernaux, ishte lakuar si një nga kandidatet kryesore për çmimin prestigjioz, ndaj njoftimi i Akademisë Mbretërore Suedeze se vlerësimi i shumëlakmuar këtë radhë i shkon asaj, duket se qe pak a shumë i pritshëm. 

“Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2022 i jepet autores franceze Annie Ernaux për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, të huajën dhe kufijtë kolektivë të kujtesës personale.” – tha Mats Malm, Sekretar i Përhershëm i Akademisë Suedeze.

Lexo edhe: Nobeli në Kimi u jepet shkencëtarëve që studiuan ndërtimin e molekulave

82-vjeçarja, që konsiderohet si nëna e autofiksionit, u bë e njohur në Francë me romanin e saj “Les Années” në vitin 2008. Ernaux rrëfente aty  histori familjare nga përditshmëria, të ndërthurura me ngjarje historike. Janë ngjarje private, si shkollimi, aborti, por të vëna si rastësisht në kontekstin politiko – social, me barrierat klasore dhe patriarkale, ato bëhen politike. Ernaux është një nga shkrimtaret më të  njohura franceze në botë dhe është përkthyer në shumë gjuhë. Lexuesi shqiptar e njeh atë nga “Kujtime vajze”,  “Pasioni i thjeshtë” dhe “Vendi i Babait”. Java e çmimeve Nobel vijon të premten, më 7 tetor me fituesin në Ekonomi dhe mbyllet të hënën në Oslo me shpalljen e fituesit të Nobelit të paqes./ BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0