Nobeli në Kimi u jepet shkencëtarëve që studiuan ndërtimin e molekulave - Business Magazine Albania

Nobeli në Kimi u jepet shkencëtarëve që studiuan ndërtimin e molekulave

Çmimi Nobel i këtij viti në kimi u është dhënë Carolyn Bertozzi, Morten Meldal dhe Barry Sharpless për punën e tyre në ndërtimin e  molekulave që mund të përdoren për të krijuar ilaçe.

Puna e tyre, e njohur si ‘click chemistry’ që studion reaksionet e molekulave dhe ajo në fushën e  kimisë bioortogonale, përdoret për të bërë ilaçe kundër kancerit, për të analizuar ADN-në  ndër të tjera.

Hans Ellegren, Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, shpalli fituesit të mërkurën në Institutin Karolinska në Stokholm, Suedi.

Lexo edhe: Nobeli në Fizikë i jepet tre shkenctarëve. Zbulime të rëndësishme në fushën e mekanikës kuantike

Bertozzi punon në Universitetin Stanford në Kaliforni, Meldal në Universitetin e Kopenhagit, Danimarkë dhe Sharpless në Kaliforni. Ky i fundit ka fituar më parë një çmim Nobel në vitin 2001. Ai është personi i pestë që e merr këtë çmim dy herë.

Vitin e kaluar çmimi iu dha shkencëtarëve Benjamin List dhe David WC MacMillan për gjetjen e një mënyre gjeniale dhe më të pastër mjedisore për të ndërtuar molekula që paneli Nobel tha se “tashmë po i sjellin shumë përfitim njerëzimit”.

Washington Post 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0