Ndahen Cmimet “GRUAJA E VITIT 2014” - Business Magazine Albania

Ndahen Cmimet “GRUAJA E VITIT 2014”


TIRANA – Koalicioni per Grate dhe te Rinjte ne Politike ne bashkepunim me Shtepia e te Drejtave te Njeriut/CRCA Shqiperi dhe me mbeshtetjen e Olof Palme International Center, ndane sot publikisht ne nje event te posaçem Çmimet Kombetare “Gruaja e Vitit 2014″ ne Shqiperi.

Çmimi Gruaja e Vitit ne kategorin Politike shkoi per znj. Nora Malaj (1601 vota ose 38% e votave te dhena per grate ne politike), Çmimi Gruaja e Vitit ne kategorin Ekonomi/Biznes shkoi per znj. Era Xhabafti (3131 vota, 49%), Çmimi Gruaja e Vitit ne kategorin Shoqeri Civile shkoi per znj. Suela Lala (1286 vota, 28%). Perkrah tre çmimeve te mesiperme, ne kete aktivitet u nda dhe nje Çmim Special pas vdekjes per znj. Nimfa Jaço per kontributin e saj te madh ne shoqeri civile per mbrojtjen dhe promovimin e te Drejtave te Njeriut dhe veçanerisht ate te grave.

Kjo iniciative, e lançuar ne fillim te muajit Tetor, ka per qellim fuqizimin e kauzes se te drejtave dhe avancimit te grave dhe vajzave ne Shqiperi, si nje mjet qe kontribuon ne evidentimin dhe mbeshtetjen e tyre  ne fusha te veshtira shoqerore si politika, ekonomia/biznesi dhe shoqeria civile. Gjate vitit 2015 ketij Çmimi do t’i shtohet edhe ai per Gruan ne Media.

Nga nje analize e te gjitha te dhenave rezulton se ne faqen www.crca.al/voto ka patur me shume se 30,000 klikime dhe 15.047 vota per 21 zonjat e nderuara. Ne total ne rrjetin social Facebook çmimi eshte ndare ne 8380 faqe dhe ne mbi 8627 faqe te tjera (twitter etj).

Faza e pare e proçesit kishte te bente me nominimin online te emrave te grave dhe vajzave qe kane dhene kontributin e tyre pergjate vitit 2014 ne vendin tone, ne tre kategori: Gruaja e Vitit 2014 ne Politike; Gruaja e Vitit 2014 ne Ekonomi/Biznes; Gruaja e Vitit 2014 ne Shoqeri Civile. Kjo faze zgjati dy jave dhe ne perfundim te saj rezultuan rreth 90 aplikime me 46 emra te nominuar ne te tre kategorite. Kategoria Gruaja e Vitit 2014 ne Shoqeri Civile kishte numrin me te larte te nominimeve me 23 emra, e ndjekur nga Kategoria Gruaja e Vitit 2014 ne Politike me 16 emra dhe Kategoria Gruaja e Vitit 2014 ne Ekonomi/Biznes me 7 emra. Pas nje perzgjedhje paraprake te emrave te nominuar nga anetaret e Koalicionit, garen munden ta vazhdonin vetem 10 gra ne Politike, 3 gra ne Ekonomi/Biznes dhe 9 gra ne Shoqeri Civile. Me pas propozimet e zgjedhura u votuan dhe u vleresuan online nga publiku i gjere per nje periudhe nje mujore.

Dhenia e ketij çmimi, synon te sherbeje gjithashtu si nje nxitje per grate dhe vajzat ne fushat e siperpermendura per te mbeshtetur dhe perkrahur gra dhe vajza te tjera, ne vitet ne vijim, te cilat deshirojne te punojne e kontribuojne ne politike, shoqeri civile dhe ekonomi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0