Ndahen çmimet e Guvernatorit për 3 temat më të mira të diplomës - Business Magazine Albania

Ndahen çmimet e Guvernatorit për 3 temat më të mira të diplomës

Në një takim me gazetarë çdo fundvit Banka e Shqipërisë ndan çmimet e konkursit të hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2023”. Ky konkurs organizohet prej 17 vjetësh nga Banka e Shqipërisë dhe vlerëson çdo vit tre temat më të mira të përgatitura nga studentë shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit në fushën e ekonomisë dhe financës. Studimet trajtojnë tematika bashkëkohore dhe hulumtojnë fenomene interesante në fushën e ekonomisë dhe financës qe lidhen drejtpërsëdrejti apo në mënyrë indirekte me aktivitetin e bankës së Shqipërisë dhe tregut financiar.

Këtë vit temat fokusohen te problemet reale të ekonomisë dhe financës dhe përdorin metoda bashkëkohore gjithnjë e me të sofistikuara për të bërë vlerësimin e hipotezave dhe analizën e të dhënave ekonomike e financiare.

Me çmimin e parë u vlerësua zj. Aurora Kapo, studente në Universitetin e Amsterdamit, Hollandë me temën e diplomës:Narrative economics: Central Bank Communication and Inflation Expectations”. Nëpërmjet kësaj temë është vlerësuar efekti i tonit (duke nënkuptuar me këtë qëndrimin  pozitiv ose negativ) të komunikimit të deklaratave të politikes monetare, për rastin e Bankës Qendrore Evropiane dhe të Bankës së Rezervës Federale Amerikane, në pritshmëritë e inflacionit të familjeve dhe të ekspertëve profesionistë, si dhe në tregues të tjerë makroekonomikë. Vlerësimi empirik i fenomenit është bazuar në metodologjinë e modeleve të Vektorëve Autoregresivë (VAR).  Është përdorur metoda e “analizës së ndjeshmërisë së tekstit” (sentiment text analysis) për të ndërtuar një tregues të matshëm sasior për tonin e komunikimit të bankës qendrore.

Me çmimin e dytë u vlerësua z. Virjosin Stafasani, me temën “The relationship between Market Efficiency, Expected Return and Volatility in the Stock Market“ nga Universiteti i Greenwich, Angli. Materiali i paraqitur i merr në analizë kthimet e pritshme në tregun e letrave me vlerë, si dhe efiçencën e këtij tregu. Më konkretisht në fokus të materialit të studimit janë marrë indekset e tregjeve për S&P 500 në Shtetet e Bashkuara, Shanghai Stock Exchange (SSE) në Kinë, dhe S&P Merval në Argjentinë. Autori ka vlerësuar nëse çmimet dhe kthimet në tregjet e zhvilluara dhe ato në zhvillim ndikohen apo jo në mënyrë të ngjashme brenda së njëjtës periudhë kohore, ku efekti i ditës së javës (e hënë – e premte) dhe ai i javës së plotë janë të pranishëm. Më tej, ai vlerëson se në cilat ditë volatiliteti dhe kthimi rezultojnë më të larta. Vlerësimet e marra i shërbejnë për të evidentuar eficiencën e tregut, si dhe identifikimin e indeksit me rrezik më të ulët.

Me çmimin e tretë u vlerësua zj. Krista Kozmai, studente pranë Universitetit Europian të Tiranës, me temën: “ Frika” nga kursi i lirë i këmbimit, rasti i Shqipërisë”. Materiali i paraqitur ka për qëllim ndikimin që  faktorët përcaktues të kursit t këmbimit lek/euro, si eksportet, importet, IHD, remitancat, norma e interesit dhe inflacioni kanë ndikuar gjatë periudhës 2008-2022, duke përdorur të dhëna. Gjithashtu është parë nëse ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë kanë ndikuar në ecurinë e kursit të këmbimit, kuantifikuar me anë të një variabli cilësor mbështetur në deklaratat e BSH-së. Rezultatet nga regresi i shumëfishtë tregojnë që sjellja e kursit të këmbimit shpjegohet nga faktorët fondamentalë, ku të ardhurat nga emigrantët rezultojnë me ndikim të rëndësishmen, ndërsa treguesit e tjerë rezultojnë jo-statistikisht të rëndësishëm dhe në kundërshtim me teorinë.

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0