NASA prodhon një respirator për pacientët me COVID-19

NASA prodhon një respirator për pacientët me COVID-19


Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, thotë se një respirator i ri i zhvilluar nga inxhinerët e saj për të trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi, është miratuar për përdorim urgjent nga organet federale të shëndetësisë. Inxhinerët me agjencinë NASA në Kaliforni e projektuan dhe ndërtuan pajisjen brenda një harku kohor prej 37 ditësh.

Lexo: Evropa dhe Kina ishin në rrugën e duhur për një marrëveshje. Por, Koronavirusi ndryshoi gjithçka.

Inxhinerët agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, në laboratorin “Jet Propulsion” në Pasadena të Kalifornisë festojnë ndërtimin me sukses të prototipit të një respiratori, ndërsa pajisja vihet në punë.

Respiratori i quajtur “VITAL” u projektua dhe ndërtua në vetëm 37 ditë. Kjo pajisje është ndërtuar me synimin për të lehtësuar furnizimin me respiratorë tradicionalë, që ato të përdoren tek pacientët e prekur nga koronavirusi, të cilët kanë simptomat më të rënda.

Mes dhjetëra specialistëve në këtë projekt është edhe inxhinieria e mekanikës elektronike Michelle Easter, e cila ndërton pajisje robotike për mjetet ajrore dhe jo pajisje mjekësore.

“Si mund të ndërtonim diçka nga pajisjet që gjejmë në garazhin e shtëpisë ? Bashkuam njohuritë mbi fluturimet dhe praktikat tona të njohura për të ndërtuar pajisjen në fjalë.”

Në rastet më të rënda, virusi dëmton indet e shëndetshme në mushkëri, duke vështirësuar furnizimin e gjakut me oksigjen.Në këtë rast, pacienti preket nga pneumonia si dhe gjendje më të rënda akute të sistemit të frymëmarrjes, çfarë mund të dëmtojë edhe organe të tjera.

Respiratorët furnizojnë mushkëritë me oksigjen tek pacientët me probleme të rënda frymëmarrje, duke u vënë atyre një tub në fyt.

Këto makineri po ashtu përdoren edhe në raste të tjera, kryesisht kur një pacient i nënshtrohet operacionit dhe gjendet nën anestezi të përgjithshme.

NASA thotë se pajisja e re nuk është projektuar për të zëvendësuar respiratorët tradicionalë të spitalit, të cilët zgjasin për disa vite dhe janë ndërtuar për një gamë të gjerë përdorimesh mjekësore.

Pajisja është e ndërtuar e tillë që të funsksionojë tre deri katër muaj, dhe të përdoret për pacientët me COVID-19. Po ashtu kushton më lirë që të ndërtohet, me pjesë më të pakta dhe mund të modifikohet për përdorim në spitalet fushore, thotë NASA.

Lexo: Freedom House: Udhëheqësit në Evropën Qendrore, Ballkan dhe Euroazi, sulmojnë haptaz institucionet demokratike

“Kur dërgojmë një anije në hapësirë dhe diçka prishet, ne nuk mund të dërgojmë një ekip për të bërë rregullime. Prandaj, ne jemi mësuar që të bëjmë analiza të shumta dhe të përpikta për ndonjë skenar të mundshëm që diçka të prishet. Përdorëm të njëjtën praktikë në ndërtimin e pajisjes mjekësore”, thotë inxhinierja Easter.

NASA ka thënë se respiratori prototip është miratuar nga agjencia federale amerikane që merret me çështjet e shëndetësisë. NASA po ofron një liçensë falas për prodhimin e respiratorit në të gjithë botën.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0