NASA lëshon hartën 3D të planetit Mars - Business Magazine Albania

NASA lëshon hartën 3D të planetit Mars

Për herë të parë është krijuar një hartë 3D që përshkruan planetin e “kuq” në formën e tij realiste, përmes së cilës mund të lundrohet në zonat shkëmbore që zbulohen herë pas here nga automjetet e eksplorimit robotik të NASA-s.

Tani, si shkencëtarët ashtu edhe publiku mund të studiojnë ose shijojnë disa imazhe jashtëtokësore duke pasur një pamje sferike dhe tredimensionale të planetit Mars.

Shpatet, shkëmbinjtë, krateret dhe madje edhe gjurmët e pluhurit të shpërndara në atmosferë janë kapur me detaje të pabesueshme në hartë.

Ky është një projekt i bashkimit të 110,000 imazheve të regjistruara nga të gjitha anët e planetit që japin rezultatin e shkëlqyer.

Lexo edhe: Nasa zbulon kostumin e ri Artemis III që do vishet nga gruaja e parë që do shkelë në hënë në 2025

Iniciativa u ndërmor nga Caltech duke përdorur të dhënat nga Orbiteri i Marsit të Zbulimit të NASA-s, duke lëshuar përfundimisht hartën e famshme dixhitale.

Të marra nga kamera bardh e zi e anijes, imazhet mbulojnë një sipërfaqe prej afro 25 metra katrorë për pixel.

Kjo është bërë nga “Mozaiku Global CTX i Marsit” duke dhënë imazhet me rezolucionin më të lartë të regjistruar ndonjëherë të planetit.

Harta është një produkt i Laboratorit Bruce Murray të Caltech për Vizualizimin Planetar dhe iu deshën gjashtë vjet dhe dhjetëra mijëra orë punë për t’u zhvilluar.

Është aq i detajuar sa më shumë se 120 punime shkencore janë bazuar në informacionin e dhënë nga harta. / SPACE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0