Pamjet vërtet mahnitëse, të krijuara duke përdorur robotët e NASA-s, kanë zbuluar pikërisht atë që do të ishte sikur të shëtisnit nëpër sipërfaqen e Marsit. Klipi i jashtëzakonshëm me rezolucion 4K, tregon pamje panoramike të sipërfaqes së Planetit të Kuq, nga dunat e rërës deri te shkëmbinjtë.I titulluar “Udhëtimi në të gjithë sipërfaqen e një bote tjetër”, videoja 10-minutëshe u postua në YouTube nga Dokumentarët ElderFox të Britanisë, të cilët thonë se është krijuar duke përdorur foto dixhitale të shkrepura nga planeti.

Kjo është hera e parë që pamjet janë dhënë në një rezolucion kaq mahnitës.Ekipi i NASA-s i ka dhënë secilit vend emrin e vet, i cili shfaqet në cep të ekranit. Vendet e paraqitura janë emëruar Cape Verde, Santa Maria Crater, Burns Cliff dhe Marathon Valley.Videoja është e përbërë nga një numër fotografish që janë bashkuar për të krijuar iluzionin e aparatit fotografik, duke ofruar përvojën më reale të të qenurit në Mars.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto