Musk: Inteligjenca artificiale më shqetëson - Business Magazine Albania

Musk: Inteligjenca artificiale më shqetëson

Musk: Inteligjenca artificiale më shqetëson
~2 minuta lexim

“Inteligjenca artificiale më shqetëson”, u shpreh Musk afër fundit të një prezantimi më shumë se tre orësh për investitorët e Tesla-s rreth planeve të kompanisë.

Përpjekjet ambicioze të inteligjencës artificiale të Tesla-s patën një rol të veçantë në prezantimin e “Master Plan 3” të Musk, pjesa e tretë e një serie punimesh se si të zgjerohet Tesla dhe të shndërrohet bota në energji të pastër.

Kishte një video të një roboti humanoid Optimus, të zhvilluar nga Tesla, duke manipuluar pjesë të robotëve të tjerë Optimus sikur të kishte për qëllim të montonte kopje të vetes.

Ekzekutivët dhanë prezantime të detajuara se si Tesla po përdor teknologjinë e inteligjencës artificiale për të trajnuar automjetet që të dretjohen vetë  një përpjekje nën vëzhgimin e autoriteteve federale dhe shtetërore.

Në fillim të kësaj jave, Musk u duk se konfirmoi përmes raporteve në Twitter se ai po rekrutonte një ekip teknologësh të AI-s për të ndërtuar një konkurrent për ChatGPT. reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Përshtatu ose hiq dorë.”
— Andy Grove
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0