Aktivitetet prezantuese do të zhvillohen sipas rendit më poshtë:
• Fier, në Hotel Fieri, në datën 13 Shkurt 2017, në orën 18.00
• Sarandë, në Sallën e Këshillit Bashkiak, Bashkia Sarandë, në datën 14 Shkurt 2017, në orën 18.00
• Gjirokastër, në Hotel “Çajupi”, në datën 15 Shkurt 2017, në orën 18.00
• Vlorë, University “Ismail Qemali”, në datën 16 Shkurt 2017, në orën 13.00
• Tiranë, në Hotel Tirana International, Salla Abret, në datën 17 Shkurt 2017, në orën 18.00.
BURSA TË MUNDSHME
Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit të Sheffield, City College, në Selanik ofron një sërë bursash për programet master dhe bachelor për kandidatët nga Shqipëria me qëllim që t’u japë atyre që dëshirojnë të ndjekin një mundësi edukimi të nivelit të lartë me një program të njohur globalisht dhe një diplomë nga Universiteti i Sheffield.
RRETH UNIVERSITETIT
Universiteti i Sheffield i vendosur në jug të Yorkshire, Angli është një nga universitetet më të vjetër në Britani dhe lider në fushën e kërkimeve akademike. Universiteti i Sheffield radhitet midis 100 universiteteve më të mirë në botë (i 29-ti në Evropë dhe i 84-ti në botë – bazuar në QS Rankings 2016-17) ose në 1% të universiteteve më të mira në botë. Fakulteti Ndërkombëtar City College në Selanik të Greqisë, është një nga 6 fakultetet e Universitetit të Sheffield dhe i vetmi që ushtron veprimtarinë jashtë Anglisë.
City College, përbëhet nga 4 departamente akademike: Departamenti i Administrim Biznesit dhe Ekonomikut, Departamenti i Psikologjisë, i Shkencave Kompjuterike dhe Departamenti i Gjuhës Angleze, të cilët ofrojnë një gamë të gjerë programesh universitare dhe pasuniversitare në gjuhën Angleze në disiplinat e Studimeve të Biznesit, Psikologji, Shkencë Komjputerike dhe Studime të Gjuhës Angleze.
Stafi akademik përbëhet nga profesorë të kualifikuar, të shquar dhe me eksperiencë nga shumë vende si, Anglia, Kanadaja, Greqia. Pas përfundimit me sukses të studimeve të diplomuarit marrin diplomat e tyre bachelor apo master direkt nga Universiteti i Sheffield.
City College, Fakulteti Ndërkombëtar i Universiteti të Sheffield përveç ekselencës akademike dallohet për sistemin e shkëlqyer të mbështetjes së studentëve. Klasat përbëhen nga numër i vogël studentësh. Më tej ofohet mbështetje e veçantë për studentët ndërkombëtarë, këshilltarë studentësh e tutorë të cilët janë në dispozicion të studentëve dhe garantojnë studime të suksesshme.
Për vite me radhë City College, Fakulteti Ndërkombëtar i Universiteti të Sheffield ka mirëpritur shumë studentë nga Shqipëria në kampusin qendror në Selanik, të cilët kanë përfunduar me sukses studimet dhe vazhdojnë karrierën në vendin e tyre ose jashtë.
City College, Fakulteti Ndërkombëtar i Universiteti të Sheffield është i akredituar dhe i njohur nga organizma ndërkombëtare zyrtarë, të cilët verifikojnë herë pas here cilësinë akademike të mësimdhënies (si, BAC, AMBA, CMI, BCS, BPS, UK NARIC and AACSB).
Ditët e Hapura/ Regjistrimi online
Kandidatët e interesuar duhet të rregjistrohen duke rezervuar takimin e tyre përmes linkut më poshtë:
https://goo.gl/FU5dDC
Kontakte
City College, Fakulteti Ndërkombëtar i Universiteti të Sheffield
E: albania@city.academic.gr
T: +355682059301
www.citycollege.sheffield.eu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.