Mundësi financimi për MSME në Horizon Europe - Business Magazine Albania

Mundësi financimi për MSME në Horizon Europe

Mundësi financimi për MSME në Horizon Europe
AIDA në bashkëpunim me institucionet private partnere të saj ProSEED dhe EU for Inovation mbështet MSME-të vendase per ti dhënë informacionit e duhur për të krijuar partneritete dhe për të aplikuar për Fonde në një nga Programet e Bashkimit European, Horizon Europe.
Pjesëmarrja në Horizon Europe është një mundësi e madhe për SME-të shqiptare për të rritur kapacitetet e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin e një ekonomie më inovative dhe konkurruese.
Në datën 26 Shtator do të zhvillohet sesioni i parë informues sesi funksionon skema (për vendin dhe orën do t’ju njoftojmë në vazhdimësi).  Të gjithë bizneset e interesuara do të ftohen në vazhdim për ti dhënë informacionin dhe suportin e nevojshem në përputhje me thirrjet që shpall EU për Horizon Europe.

Lexo edhe:Frymëmarrje: Startup-i që po sjell në arkitekturë marrëdhënien njeri-natyrë

Çfarë është Horizon Europe?
Horizon Europe është programi kryesor i Bashkimit Evropian për kërkimin dhe inovacionin, me një buxhet prej 95.5 miliardë euro për periudhën 2021-2027. Ky program është krijuar për të adresuar sfidat globale dhe për të mbështetur zhvillimin e teknologjive të reja dhe zgjidhjeve inovative. Horizon Europe është vazhdimi i suksesshëm i programit Horizon 2020 dhe përqendrohet në rritjen e konkurrencës së BE-së në tregun global përmes kërkimit shkencor dhe zhvillimit teknologjik.
Pse është i rëndësishëm për SME-të?
SME-të (Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme) përbëjnë shtyllën kryesore të ekonomisë shqiptare dhe kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Horizon Europe ofron mundësi të shumta për SME-të që të përfshihen në projekte kërkimore dhe inovative, të cilat mund të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të tyre teknologjike, të përmirësojnë produktet dhe shërbimet e tyre, dhe të depërtojnë në tregje të reja ndërkombëtare. Duke marrë pjesë në Horizon Europe, SME-të shqiptare mund të përfitojnë financime të rëndësishme, të fitojnë njohuri të reja dhe të krijojnë rrjete të forta ndërkombëtare.
Si mund të aplikojnë dhe të krijojnë konsorciume?
Për të aplikuar në Horizon Europe, SME-të duhet të ndjekin disa hapa kryesorë:
  1. Identifikimi i Thirrjeve: SME-të duhet të monitorojnë thirrjet për propozime të publikuara në platformën e Komisionit Evropian për Horizon Europe. Këto thirrje përfshijnë fusha të ndryshme si energjia, teknologjia, shëndetësia, ambienti, dhe më shumë.
  2. Krijimi i Konsorciumit: Për shumicën e projekteve, SME-të duhet të bashkëpunojnë me partnerë të tjerë nga vende të ndryshme të BE-së dhe vendeve të asociuara. Konsorciumet zakonisht përbëhen nga SME-të, universitete, institute kërkimore, dhe kompani të mëdha. Krijimi i një konsorciumi të fortë është kyç për suksesin e aplikimit.
  3. Përgatitja e Propozimit: SME-të duhet të përgatisin një propozim të detajuar që përshkruan qëllimet e projektit, metodologjinë, rezultatet e pritura, dhe ndikimin e mundshëm. Propozimi duhet të jetë i qartë dhe i strukturuar mirë për të konkurruar me aplikime të tjera.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0