Mundësi bashkëpunimi për bizneset shqiptare dhe hollandeze të tekstilit - Business Magazine Albania

Mundësi bashkëpunimi për bizneset shqiptare dhe hollandeze të tekstilit


Në vijim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Hollandës për rritjen e partneritetit mes bizneseve të të dyja vendeve, u zhvillua pardje në Tiranë, seminari mbi “Mundësitë e bashkëpunimit Hollandë-Shqipëri në sektorin e tekstilit dhe lëkurë-këpucës”. Seminari u organizua me mbështetjen e Ambasadës Hollandeze në Tiranë, në bashkëpunim me CSR Hollandë, MVO Nederland dhe AIDA-n si partneri kryesor shqiptar mbështetës në këtë projekt.

Në fjalën hapëse të mbajtur nga ambasadorja hollandeze në Tiranë, znj. Dewi van de Weerd, u vlerësua bashkëpunimi me AIDA-n në vitet e fundit, me qëllim krijimin e lidhjeve tregtare mes bizneseve të të dyja vendeve. Në vijim të këtij aktiviteti, përfaqësuesi i AIDA-s, z. Pëllumb Qosej, bëri një prezantim të sektorit të Tekstil – Konfeksionit, klimës së favorshme të investimeve në këtë sektor për bizneset hollandeze dhe mundësive për investime të reja në vendin tonë. Gjithashtu, një theks të veçantë iu dha rolit të AIDA-s në mbeshtetje të këtij sektori dhe fondeve që ajo menaxhon.

Gjatë aktivitetit u organizuan takime në formatin B2B mes 12 bizneseve hollandeze që aktivitetin e tyre e kanë të lidhur me tekstil – konfeksionet, lëkurë, këpucën, dizajnin dhe teknologjisë së modës, marketing etj dhe rreth 20 sipërmarrësve shqiptarë të këtij sektori, duke zgjeruar mundesitë për bashkëpunim mes tyre.

burimi: aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0