"Moss the Boss"- produkti i 17 vjeçarëve, që ndërthur teknologjinë me natyrën duke ndihmuar në pastrimin e ajrit - Business Magazine Albania

“Moss the Boss”- produkti i 17 vjeçarëve, që ndërthur teknologjinë me natyrën duke ndihmuar në pastrimin e ajrit

Në një botë ku ndotja e ajrit vazhdon të jetë një sfidë globale, një projekt inovativ po rrit shpresat për një të ardhme më të pastër. Quhet “Moss the Boss” dhe është krijuar nga 4 djem  vetëm 17 vjeç; Denajder Bardhi, Elis Salla, Albion Zhivani dhe Rei Bushati. Ky projekt, i bazuar në përdorimin e teknologjisë së avancuar dhe elementeve natyrore, synon të transformojë mënyrën se si kujdesemi për ambientin që na rrethon. Në qendër të kësaj nisme qëndron një panel myshku i vetëmenaxhueshëm, i cili premton të pastrojë ajrin me efikasitetin e 180 pemëve të bashkuara. Kjo intervistë hedh dritë mbi origjinën, funksionimin dhe aspiratat e projektit, duke e bërë atë një lexim të domosdoshëm për të gjithë entuziastët e teknologjisë dhe mbrojtësit e mjedisit.

 

Ideja dhe frymëzimi:

Ideja për këtë projekt të jashtëzakonshëm lindi nga dëshira për të adresuar një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë: ndotjen e ajrit. Ekipi prapa këtij inovacioni vendosi të shfrytëzojë fuqinë e natyrës dhe teknologjisë për të krijuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe efikase. Paneli i  myshkut, i vetëmenaxhueshëm dhe i mbushur me potencial për të përmirësuar cilësinë e ajrit, është fryti i kësaj pune të palodhshme.

Funksionimi dhe veçantia:

Paneli i myshkut është një pajisje e vetëmenaxhueshme prej 2m² që përdor teknologjinë e e sistemi uji te vetmenaxhueshem dhe duke e integruar me bimen e myshkut për të pastruar ajrin. Sensorët e integruar matin temperaturën dhe lagështinë në ambientin përreth tij, duke rritur efikasitetin e pastrimit të ajrit.

Një nga veçantitë e tij është përdorimi i teknologjisë së sistemit te vetmenaxhueshëm të ujit dhe myshkut për pastrimin e ajrit. Por, veçantia e tij kryesore  është pastrimi i ajrit aq sa 180 pemë së bashku. Kjo gjë e bën panelin e myshkut cilësor dhe i jep nje avantazh nga teknologjitë e tjera të krijuara për pastrimin e ajrit.

Lexo edhe: FloraTech: Startupi që po ndryshon bujqësinë me vlerë të shtuar nga AI dhe Computer Vision

Sfidat dhe përqafimi i teknologjisë:
Në hapat e parë, sfidat ishin të shumta, duke përfshirë zhvillimin e një dizajni që mund të integronte harmonikisht teknologjinë me elementet natyrore. Megjithatë, përmes përkushtimit dhe inovacionit, ekipi arriti të kapërcejë këto pengesa, duke përqafuar teknologjinë si një mjet jetik për të ndryshuar mënyrën se si ndërveprojmë me mjedisin.

“Përdorimi i teknologjisë së myshkut për pastrimin e ajrit është qëllimi ynë për të sjellë një ndryshim pozitiv në mjedis dhe shëndetin e njerëzve. Ky projekt paraqet një përparim të madh në përdorimin e teknologjisë për të adresuar sfidat mjedisore. Duke integruar sensorë për të monitoruar temperaturën dhe lagështinë në ambient, kemi krijuar një pajisje të avancuar që përdor teknologjine për të monitoruar dhe përmirësuar cilësinë e ajrit. Përveç inovacionit teknologjik, kemi investuar edhe në edukim dhe informim. Faqja jonë e internetit ofron një burim të pasur me informacione rreth teknologjisë së përdorur, fakteve rreth myshkut, dhe mënyrave se si përdoruesit mund të marrin pjesë aktivisht në mbrojtjen e mjedisit përmes përdorimit të panelit myshku” – u shpreh një nga themeluesit.

Planet e ardhshme:
Projekti nuk ndalet këtu. Me synime për të përmirësuar edhe më tej teknologjinë dhe për të zgjeruar ndikimin e saj në nivel global, ekipi është i vendosur të vazhdojë rrugëtimin e tyre inovativ. Edukimi dhe informimi i publikut mbeten pjesë kyçe të strategjisë së tyre, duke ndërtuar një lidhje më të fortë midis njerëzve dhe mjedisit që i rrethon.

“1.Përmirësimi i teknologjisë: Kemi plane për të vazhduar zhvillimin e teknologjisë së panelit myshku, përmirësimin e performancës dhe efikasitetit për të përmirësuar ende më tej cilësinë e ajrit.

2.Integrimi global:Synojmë të zgjerojmë përdorimin e panelit myshku në nivel global. Duke krijuar partneritete dhe bashkëpunime me organizata mjedisore, synojmë të sigurojmë një ndikim pozitiv në shkallë më të gjerë.

3.Edukim dhe informacion:Do të vazhdojmë të investojmë në edukimin e publikut rreth cilësisë së ajrit, ndotjes dhe roli që ata mund të luajnë në mbrojtjen e mjedisit. Faqja jonë e internetit do të jetë një burim i vazhdueshëm i informacionit dhe edukimit.

4.Marrëdhënie me komunitetin:Do të kemi projekte dhe aktivitete të fokusuara në tërheqjen e komunitetit dhe përfshirjen e tyre në iniciativat tona. Krijimi i një ndërgjegje mjedisore të përbashkët dhe përkrahja e njerëzve janë thelbësore” – shtojnë djemtë.

“Moss the Boss” shërben si një dëshmi e fuqisë së inovacionit për të adresuar sfidat mjedisore. Me një kombinim të teknologjisë dhe natyrës, ky projekt ndriçon rrugën drejt një të ardhmeje ku ajri që marrim është i pastër dhe i shëndetshëm për të gjithë. Është një hap i madh drejt ndërgjegjësimit dhe veprimit kolektiv për të mbrojtur planetin tonë.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0