Mos zgjidh një punë të mirë, zgjidh një shef të mirë!

Mos zgjidh një punë të mirë, zgjidh një shef të mirë!


Shefat e mirë i japin kuptim punës dhe e bëjnë atë interesante edhe në një kompani të keqe. Ata ju bëjnë të ndiheni si në shtëpi. Ndërsa një shef i keq jua bën jetën më të vështirë. Ata nuk dinë t’ju menaxhojnë, ju fajsojnë dhe bëjnë çdo gjë për t’ju penguar.

“Një shef i mirë është më i rëndësishëm se një kompani e mirë. Një shef i mirë ju displinon, trajnon dhe zhvillon.” – Jack Ma

Një shef vërtet i mirë është i vështirë për t’u gjetur dhe e pamundur për t’u harruar.

Punonjësit nuk largohen nga kompanitë e këqija, ata largohen nga shefat e këqinj! Në shumicën e rasteve kur një punonjës ka një problem në kompani, gjithçka lidhet me shefin.

Në marrdhënien shef-punonjës shtrihet një kufi besimi, respekti dhe empatie. Angazhimi dhe morali i punonjësve bie për një kohë shumë të shpejtë. Është demotivuese të punosh për një menaxher që nuk e mbështet ekipin e tij. Nëse bëni një gabim ata shpejt kthehen në gjyqtar, juri dhe ekzekutues.

Punonjësit kërkojnë shefa të mirë. Një studim i fundit zbuloi se 65% e punonjësve, preferonin të kishin një shef të mirë sesa një rritje rroge. Ata e bëjnë ekperiencën tuaj të punës shumë herë më të mirë. Punonjësit shpenzojnë gjysmën e jetës së tyre në punë. Ata kërkojnë të punojnë në një ambjent të shëndetshëm me një shef që kujdeset për ta. Është koha që kompanitë të kuptojnë se, paratë nuk mund të mbajnë punonjës të aftë për sa kohë të kenë një drejtues të keq. Një shef i mirë është padyshim, një nga hallkat më të rëndësishme të një stafi të lumtur, të përkushtuar dhe të suksesshëm.

Mos zgjidh një punë. Zgjidh një shef. Shefi juaj i parë është një faktor shumë i rëndësishëm për suksesin e karrierës suaj. Një shef që nuk ju beson, nuk do t’ju jap mundësi për t’u rritur.

/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0