Mos u përpiq të jesh njeriu më i zgjuar në dhomë

Mos u përpiq të jesh njeriu më i zgjuar në dhomë


Thuhet se janë dy rregulla që duhen pranuar kur punon për një shef. Rregulli numër 1: shefi ka gjithmonë të drejtë. Rregulli numër 2: kur shefi është gabim, atëherë kthehu te rregulli numër 1.

Shumë njerëz duan të kenë të drejtë për çdo temë. Shumë kompani kanë dështuar nga drejtues, të cilët nuk pranonin aftësitë dhe idetë e punonjësve. Kur drejtuesi pranon se nuk ka përgjigje për çdo gjë, puna rrjedh ndryshe. Ata fillojnë të bëjnë më shumë pyetje, nuk i marrin kritikat personale dhe i mendojnë gjërat nga një perspektivë më e madhe.

Është në rregull të thuash “Nuk e di” apo “Duhet të kërkoj më shumë informacion para se të marrë këtë vendim”. Gjithashtu është e rëndësishme të delegoni marrjen e vendimeve me një koment të tillë “Më thuaj çfarë mendon, i besoj gjykimit tënd”.

“Liderët që nuk dëgjojnë me kalimin e kohës do të rrethohen nga njerëz që nuk kanë asgjë për të thënë”. – Andy Stanley

Punonjësit duan të japin feedback. Të ndajnë ide, sepse besojnë se nuk do të bien në vesh të shurdhër. Në fund të fundit, ti do të kesh një skuadër më produktive, që ndihet e vlerësuar.

Të punosh për një drejtues, i cili kërkon t’i jepet gjithmonë e drejtë mund të jetë demotivuese dhe e bezdisshme. Këta drejtues nuk u japin mundësi punonjësve të rriten dhe të zhvillohen duke u rikthyer në mikromenaxhim. Mikromenaxhimi është një humbje kohe për të gjithë. U merr shpirtin punonjësve, shton ankthin dhe krijon një nivel të lartë stresi në mjedisin e punës. Në fund, njerëzit e zgjuar nuk qëndrojnë shumë gjatë në këto kompani.

Me zhvillimet e teknologjisë dhe nivelin e paprecedent të ndryshimit, drejtuesit duhet të punësojnë njerëz, të cilët janë më të zgjuar se ta dhe të përfshihen në diversitetin dhe ekspertizën e personave në dhomë. Kjo mund të jetë dhe diferenca midis suksesit dhe dështimit. Si lider, ti synon të tërheqesh rritjen dhe inovacionin duke e rrethuar veten me një skuadër të veçantë, që ka aftësi të mira dhe plotësuese.

Zgjidh njerëzit e duhur, ofroju mjetet e nevojshme për të punuar dhe lëri të qetë!

/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0