Monedha virtuale Bitcoin shënon sërish rekord - Business Magazine Albania

Monedha virtuale Bitcoin shënon sërish rekord


Monedha virtuale, Bitcoin ka shënuar dje rritjen më të madhe në historinë e saj. Bitcoin shënoi një rritje rekord prej 8%, duke eklipsuar rritjen më të lartë që ishte arritur më datë 25 Maj të këtij viti.

Kjo monedhë virtuale ka trefishuar vlerën e saj që nga fillimi i vitit 2017.

Skeptikët kanë thënë se kjo mund të dërgojë drejt një prishje të të gjithë sistemit, pasi monedha ka thyer rekorde në mënyrë të përsëritur pa treguar shenja rënie.

Së fundmi edhe një monedhë tjetër virtuale ka shënuar rritje. Ajo është konkurrentja e Bitcoin, e quajtur Ethereum.

Burimi: Insajderi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0