Priten disa përmirësime për të rritur efikasitetin aerodinamik dhe për të reduktuar zhurmën, dridhjet dhe ashpërsinë e performancës së makinës. Shumë prej tyre tashmë janë vënë në zbatim në modelin aktual 2024, përfshirë edhe xhamin e dyfishtë të gjithanshëm. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, pritet një model me performancë më të optimizuar se ai i fundit, me motorë më të fuqishëm, amortizues adaptues, stil më agresiv.
Ndërsa nuk e dihet se çfarë fshihet specifkisht poshtë mbulesave, ka të ngjarë që Modeli Y të ketë një rimodelim të ngjashëm me Modelin 3.
Si Modeli 3 ashtu edhe Modeli Y do të ndajnë shumë pjesë të përbashkëta, por do të ketë ndryshime të dizajnit që do të pasqyrohen midis automjeteve, si kalimi nga veshjet e kromit në ato të zeza mat dhe shtimi i karikuesve celularë me valë. Rimodelimi i Modelit 3 “Highland” vitin e kaluar paraqiste prapakolp me fenerë të rinj dhe drita të pasme. Ai gjithashtu kishte një pjesë të brendshme të ripunuar me sedilje me ajrosje, ndriçim të ri me kontrast të brendshëm, një kornizë më të hollë të ekranit të informacionit argëtues. Gjithashtu, sistemi i ripërpunuar i hyrjes pa çelës i makinës u pasurua me aftësi ultra të sensorëve.
Raportohet se Modeli 3 dhe Modeli Y do të ndajnë 76% të pjesëve të tyre nga të cilat Tesla nuk ka gjasa të devijojë duke pasur parasysh misionin e saj për të ulur kostot kudo që të jetë e mundur.
Lexo edhe: Big Tech: “Këta robotë të AI mund të zgjidhin mungesën globale të fuqisë punëtore”
Duhet sjellë në vëmendje se që nga hera e parë që Model 3 Highland u vu re nën shfaqje deri në zbulimin e tij zyrtar në Kinë zgjati 10 muaj. Ai u zbulua zyrtarisht në fund të tremujorit të dytë të 2023. Nëse Modeli Y i përmirësuar është zhvilluar në një afat kohor të ngjashëm, Tesla mund të synojë ta zbulojë atë në tremujorin e dytë 2025.
Ndërsa Model Y ishte automjeti më i shitur në botë vitin e kaluar, është raportuar se shitjet janë ulur pak këtë vit. Një model më i ri dhe përmirësuar në sallat e mëdha të ekspozitorëve mund të ndihmojë Teslën të frenojë humbjet e mëtejshme dhe të ruaj statusin e saj plot reputacion. Dhe ndërsa jemi afër lançimit zyrtar të modelit më të ri, Tesla mund të organizojë një shitje me çmime të reduktuara për të qarkulluar inventarin ekzistues të makinave të tij me modelin e mëpërparshëm. Pra, nëse nuk keni nevojë për modelin më të fundit dhe më të mirë, oferta më e lirë për një Model Y mund të jetë vetëm disa muaj larg jush.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.