Modelet e televizorëve Neo QLED dhe QLED nga Samsung vlerësohen me certifikatën "Low Vision Care" nga TÜV Rheinland - Business Magazine Albania

Modelet e televizorëve Neo QLED dhe QLED nga Samsung vlerësohen me certifikatën “Low Vision Care” nga TÜV Rheinland

Modelet Neo QLED dhe QLED të vitit 2023 ofrojnë një përvojë shikimi edhe më gjithëpërfshirëse për përdoruesit me Amblyopia

Samsung Electronics njoftoi se modelet e linjës e tij të televizorëve Neo QLED dhe QLED të vitit 2023, janë vlerësuar me certifikatën “Low Vision Care” nga TÜV Rheinland. Ky certifikim u jepet produkteve të cilat përmbushin standartet e vendosura për të ndihmuar shikuesit me Ambliopia, një lloj dëmtimi i shikimit, duke u ofruar atyre përmirësim të përvojës së shikimit.

“Inovacioni teknologjik fiton kuptim të vërtetë kur është i disponueshëm për të gjithë, kështu që ne jemi të krenar që vlerësohemi me këtë certifikatë që nënvizon punën tonë për ta bërë shikimin më të aksesueshëm,” tha Seok Woo Yong, Nënkryetar Ekzekutiv dhe Zëvendës Drejtues i Biznesit të Ekranit Vizual në Samsung Electronics. “Sipas misionit të Samsung për ‘Ekranë Kudo, Ekran për të Gjithë’, ne do të vazhdojmë të ofrojmë ekrane premium që plotësojnë nevojat e çdo shikuesi.”

Për të përmirësuar përvojën e shikimit për konsumatorët me lloje të ndryshme të shikimit të ulët, Samsung zhvilloi Relumino Mode, i cili përmirëson imazhet në pjesë specifike – të tilla si theksimi i kontureve dhe përmirësimi i kontrastit– në mënyrë që të jetë më e lehtë për të dalluar përmbajtjen në ekran dhe për të ndjekur veprimet. Ambliopia, e njohur edhe si syri dembel, shfaqet në rreth tre përqind të fëmijëve, duke e bërë atë një nga problemet më të zakonshme të shikimit të ulët të përjetuar në fëmijëri. Në shumicën e rasteve të ambliopisë, truri i një fëmije injoron sinjalet që vijnë nga një sy, që do të thotë se ai zhvillon vetëm pamjet për në syrin tjetër.

TÜV Rheinland, një organizat lider ndërkombëtar certifikimi, vlerëson Samsung me certifikatën “Low Vision Care” për teknologjinë, e cila përmirëson përvojën e shikimit të përdoruesive  me ambliopi. TÜV Rheinland ka kryer teste të ndryshme që krahasojnë se si ndryshojnë pamjet e ekranit krahasuar me ato të  modalitetit Relumino në qartësi, mprehtësi dhe komoditet të përgjithshëm vizual.

Përveç këtij certifikimi të fundit, ekranet Samsung kanë marrë gjithashtu certifikatën “Circadian Rhythm Display” dhe vlerësimin “Eye Care” nga Verband Deutscher Elektrotechniker (VDE), si dhe vërtetimin ” Glare-Free ” nga Underwriters Laboratories (UL) për teknologjitë e tij që ofrojnë një përvojë shikimi më të sigurt dhe më komode. Samsung gjithashtu mori certifikatat “Pantone Validated” dhe “Skin Tone Validated” nga Pantone, duke nënkuptuar se ekranet e Samsung përmbushin standardet e saktësisë së ngjyrave. Kjo listë në rritje e vlerësimeve thekson se si inovacioni mund të ndikojë pozitivisht në përvojat e konsumatorëve dhe përforcon lidershipin global të televizorit Samsung  gjatë 17 viteve të fundit.

Për më shumë informacion mbi linjën e televizorëve Samsung të vitit 2023, vizitoni  linkun.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0