Mjetet e reja digjitale gjurmojnë çdo lëvizje. Ja sa kohë kalojmë me telefonat tanë

Mjetet e reja dixhitale gjurmojnë çdo lëvizje. Ja sa kohë kalojmë me telefonat tanë


Google thotë se rreth 70% e përdoruesve të Android që u pyeten për këtë temë, duan të gjejnë “një ekuilibër më të mirë” në përdorimin e teknologjisë.

Por, kjo e vendos sektorin në fjalë në një pozicion të vështirë. Si mund klientët e vet të shkëputen nga telefonat e tyre kur, shumë firma, modelin e biznesit e mbështesin pikërisht tek e kundërta?

BBC thotë se Apple dhe Google kane krijuar këtë vit disa mjete dixhitale – të quajtura Screen Time dhe Digital Wellbeing – të cilat u krijojnë përdoruesve të iPhone-it dhe Android-it mundësinë të shohin sa kohë shpenzojnë në aplikacione të ndryshme dhe sa shpesh merren me telefonat.

Për pjesën më të madhe të atyre që e panë, rezultati ishte tronditës: Në ditën time të parë me gjurmuesin Digital Wellbeing të Android, rrëfen një përdorues, e kam hapur telefonin tim 200 herë dhe kam kaluar më shumë se tre orë me të.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mëdha që po bëhen për ndergjëgjësim, ekspertet mendojnë se 2019-ta mund të jetë viti kur njerëzit do ta shohin më me kujdes kohën e shpenzuar me celularët e tyre, ama nuk ka shanse që t’i heqin fare nga dora!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0