“Mjeshtëro Biznesin” , nën vizionin e Vasil Naçit, Tirana bëhet epiqendra e zhvillimit personal dhe profesional - Business Magazine Albania

“Mjeshtëro Biznesin” , nën vizionin e Vasil Naçit, Tirana bëhet epiqendra e zhvillimit personal dhe profesional

“Mjeshtëro Biznesin” , nën vizionin e Vasil Naçit, Tirana bëhet epiqendra e zhvillimit personal dhe profesional

Tirana u shndërrua fundjavën që lamë pas jo thjesht në kryeqytetin administrativ të vendit, por në kryeqytetin e zhvillimit, ideve, reflektimit mbi suksesin dhe dështimin. Në qendër të kësaj lëvizjeje që frymëzoi, sfidoi dhe ndezi mendësi të reja, ishte Vasil Naçi, njeriu që nuk flet për suksesin si mit, por e sheh si një përpjekje të përditshme, që nis nga vetja. Për tri ditë rresht, mbi 770 njerëz nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni, me profile të ndryshme por me një qëllim të përbashkët – zhvillimin – morën pjesë në një nga eventet më të fuqishme të vitit: “Mjeshtëro Biznesin”.

Naçi, i njohur si një nga figurat më të suksesshme të biznesit në vend dhe themelues i Agna Group, hapi eventin me një fjalim që vendosi tonin e trajnimit: filozofia e suksesit nuk nis nga llogaritë, por nga mënyra si mendon lideri. “Të jesh në biznes do të thotë të jesh në një sfidë të përhershme. Fiton ai që është gati të sfidohet çdo ditë,” – tha ai. Sipas Naçit, lideri, filozofia dhe mentaliteti janë gurët e themelit të një kompanie të suksesshme. Gjatë tre ditëve intensive, trajnimi u kthye në një laborator idesh, strategjish dhe reflektimesh. Viizioni i liderit është graviteti që mban në këmbë çdo organizatë. Nëse udhëheqësi nuk ka një filozofi të qartë dhe një qëllim përtej fitimit të përmuajshëm, kompania do të ketë jetë të shkurtër. “Një kompani nuk ka nevojë vetëm për produkte të mira. Ajo ka nevojë për kulturë të mirë, për një mentalitet zhvillimi që rrjedh nga lart-poshtë,” – theksoi Naçi.

Lexo edhe:Startup-i i Mira Murati synon një raund gjigand prej 2 miliardë dollarësh

Nga financat te marketingu: folës që frymëzuan dhe sfiduan mënyrën tradicionale të të menduarit

Një nga momentet më me peshë të eventit ishte ndërhyrja e Prof. Dr. Sherif Bundo, i cili foli për fuqinë e analizës financiare si një instrument jo vetëm për llogaritje, por për vendimmarrje strategjike.“Financat nuk janë vetëm shifra në Excel. Ato tregojnë historinë e suksesit ose dështimit të një biznesi. Kush i kupton, parashikon më mirë,” – tha ai, duke sjellë raste konkrete nga praktika e tij.  Në një tjetër sesion, Dr. Alma Bici ndaloi tek forca e brandit dhe komunikimit të tij, duke sfiduar pjesëmarrësit të shohin përtej logove dhe ngjyrave.
Branding nuk është çfarë thoni ju për veten, por çfarë thonë të tjerët kur ju nuk jeni aty,” – u shpreh ajo, duke dhënë shembuj të markave që kanë ndërtuar lidhje emocionale me klientët e tyre dhe jo thjesht besnikëri. Në të njëjtën linjë, Dr. Ahmet Shala, me përvojën e tij në menaxhim, solli një dimension më të thellë mbi lidershipin transformues. “Menaxhimi është të bësh gjërat siç duhet. Lidershipi është të bësh gjërat e duhura. ” – tha ai.  Teknologjia dhe inovacioni, si dy shtylla të rëndësishme të rritjes së një biznesi u trajtuan me mjaft ekspertizë nga Ermal Sadiku, ekspert në transformim dixhital. Ai theksoi se bizneset që nuk përshtaten me teknologjinë janë të destinuara të mbeten prapa. “Dixhitalizimi nuk është më luks. Është kusht për mbijetesë. Klienti i sotëm është më i informuar dhe më i shpejtë se biznesi yt,” – paralajmëroi ai. Ndërsa Arti Marko, trajner shitjesh, foli për një paradigmë praktike, duke e parë optimizimin e shitjes si art dhe shkencë njëkohësisht. “Shitja nuk është më bindje. Është ndërtim marrëdhënieje, dhe këtë e bëjnë më mirë ata që dinë të dëgjojnë,” – tha Marko.

Për pjesëmarrësit, “Mjeshtëro Biznesin” nuk ishte vetëm një event,ishte një transformim i brendshëm dhe profesional. Nga sipërmarrës të rinj që kërkonin orientim, te drejtues kompanish që kërkonin frymëzim për hapin tjetër, të gjithë u larguan me blloqe të mbushura, por mbi të gjitha me një ndjesi të re përgjegjësie. “Më bëri të kuptoj që biznesi im ka nevojë për lidership më të kujdesshëm,” – tha një pjesëmarrëse nga industria e prodhimit. “Erdha për të gjetur ide, ika me një qasje të re ndaj stafit tim,” – shtoi një tjetër.

Pse na duhen evente të tilla?

Në një klimë ku rrjeti profesional është shpesh i fragmentuar dhe aksesimi i dijeve të nivelit të lartë është sfidues, evente si “Mjeshtëro Biznesin” janë një domosdoshmëri, jo vetëm për ata që janë në biznes, por për çdo individ që dëshiron të zhvillohet. Ato krijojnë hapësira reflektimi, nxisin bashkëpunime dhe ngjallin pyetje që të ndjekin edhe pasi dritat e sallës janë fikur.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0