“Mjeshtëro Biznesin”, me VASIL NAÇIN 8-10 Prill - Business Magazine Albania

“Mjeshtëro Biznesin”, me VASIL NAÇIN 8-10 Prill

Mjeshtëro Biznesin

Dijet, vendimet dhe veprimet e duhura janë ato që e bëjnë të mundur rritjen e biznesit tuaj, pavarësisht sfidave aktuale. Programi “Mjeshtëro Biznesin” është shumë më tepër se një konferencë për rritjen dhe zhvillimin e biznesit.

“Mjeshtëro Biznesin” synon t’ju pajisë me njohuri, mjete, praktika dhe strategji për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë.

“Mjeshtëro Biznesin” është një program i ideuar për sipërmarrësit, drejtuesit dhe këdo që dashuron biznesin dhe ka pritshmëri dhe standarde individuale shumë të larta.

PSE NJË PROGRAM PËR BIZNESIN NGA VASIL NAÇI?​

Vasili është një sipërmarrës, i cili ka themeluar dhe është aksioner në mbi 15 kompani të suksesshme me aktivitet në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor.

Vasili, përvojën e tij 30 vjeçare në biznes e ka pasuruar me mësim të parreshtur nga ekspertët më të mirët në nivel global. Autor dhe bashkëautor i nëntë librave me tema për suksesin në biznes dhe zhvillimin personal.

Motivues, folës publik, inspirues, trajnues në Agna Leadership Akademy.

Ideator i event-trajnimit më të madh në rajon “Rruga Drejt Suksesit”, dedikuar suksesit personal dhe profesional.

Është nominuar disa herë si sipërmarrës i vitit. Vasili renditet ndër 10 sipërmarrësit më të pasur dhe me më shumë influencë në Shqipëri.

Kompanitë e tij punësojnë më shumë se 1,500 persona.

ÇFARË ËSHTË “MJESHTËRO BIZNESIN”?​

“Mjeshtëro biznesin” është një event-trajnim tre ditor me përvojë ndërvepruese që do t’ju ndihmojë të kuptoni faktorët bazë që ndikojnë në rritjen e biznesit tuaj dhe si t’i mjeshtëroni dhe implementoni ato menjëherë për sukses në biznes. Tregu me dinamikat e tij i vendos sipërmarrësit nën trysninë e marrjes së vendimeve të duhura në një kohë sa më të shkurtër. Kjo bëhet e mundur vetëm falë harmonizimit të njohurisë së përditësuar, mendësisë së duhur, sistemeve, mjeteve dhe përvojës. “Mjeshtëro Biznesin” është një program dijesh, parimesh, bindjesh dhe praktikash që e mundëson këtë.

PËR KË ËSHTË I VLEFSHËM “MJESHTËRO BIZNESIN”?​

Për të gjithë sipërmarrësit apo drejtuesit e bizneseve që janë përkushtuar me mish e shpirt për t’i çuar kompanitë e tyre në një nivel të paarritur më parë dhe për ata që aspirojnë të bëjnë sukses në botën e biznesit.

Ky program është i vlefshëm për ty nëse:

  • Po mendon të nisësh një biznes të ri
  • Kërkon të rritësh të ardhurat dhe të zgjerosh biznesin tënd
  • Synon të kesh konsumatorë besnikë për brandet e tua
  • Do të krijosh një mentalitet, filozofi dhe kulturë suksesi
  • Kërkon të krijosh apo të përditësosh strategjinë e biznesit tënd
  • Ke nevojë të mësosh më shumë rreth inovacionit, marketingut dhe shitjes
  • Do të aplikosh sisteme dhe mjete që do të rrisin eksponencialisht fitimet e tua
  • Dëshiron të mësosh më shumë rreth menaxhimit, lidershipit dhe motivimit
  • Kërkon të mësosh si të marrësh vendime më të mira dhe më shpejt
  • Kërkon më shumë njohuri mbi pasqyrat financiare
  • Do të mësosh rreth transformimit dixhital, rrjeteve sociale dhe shitjeve online
  • Do të dish si të analizosh numrat për blerjen apo shitjen e një biznesi
  • Je gati të mësosh si ta drejtosh me sukses biznesin tënd, edhe pa qenë fizikisht aty.

Skuadra e ekspertëve

Në këtë event vjen një grup ekspertësh të përkushtuar për të ndihmuar sipërmarrësit e rinj apo me eksperiencë, si edhe ata që kanë një aspiratë të tillë.

Vasil Naçi, folësi kryesor

Sherif Bundo, Financa & Fuqia e analizave financiare

Dr. Juliana Goga-Cooke, Inovacioni Strategjik

Dritan Mezini, Transformimi Dixhital

Dr. Alma Bici, Marketingu & Brandi

Arti Marko, Shitja & Mjetet e optimizimit të saj

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0