Mirëpriten prodhimet shqiptare në Beograd - Business Magazine Albania

Mirëpriten prodhimet shqiptare në Beograd


Panairi beogradas për mobilje ka hapur dyert për bashkëpunim me kompanitë shqiptare duke ftuar prodhues nga Tirana.

Sylejman Ulliri, një nga prodhuesit, ka vendosur megjithatë të provoj fatin. Për vizitë i kanë ardhur më shumë biznese pasi shitja individuale është e vështirë, por cilësia shqiptare ka befasuar serbët.

“Është hera e parë për ne që marrim pjesë në një panair në Serbi. Si fillim jemi shumë të kënaqur me klientët e shumtë që kanë ardhur deri tani, të cilët kanë qenë nga të gjitha kategoritë”, shprehet prodhuesi nga Tirana.

Në qindra prodhues nga e tërë bota, shqiptarët kanë patur një pritje më të mirë dhe kontakte për tregje të reja, tashmë që politika i ka thënë pjesërisht po bashkëpunimit.

“Ne kemi kontakt me dy firma serbe dhe në të ardhmen do të shohim mundësinë se cilës prej tyre mund t’i japim mallrat tona. Negociatat janë për pjesën e çmimeve”, shprehet Sylejman Ulliri.

Pavarësisht politikës, shumë serbë provuan rehatinë shqiptare, krahas mijëra ekspozimeve të modeleve të fundit. Në këtë panair prodhimet e tyre i kanë ekspozuar 520 prodhues nga 45 shtete nga e tërë bota dhe ka patur mbi 85 mijë vizitorë.

Burimi: top-channel.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0