Miratohet projektligji/ 10 milionë euro mbështetje për start-upet dhe lehtësime në taksa - Business Magazine Albania

Miratohet projektligji/ 10 milionë euro mbështetje për start-upet dhe lehtësime në taksa

Bizneset e reja në fushën e inovacionit do të mbështeten financiarisht nga buxheti i shtetit.

Kjo është bërë e ditur nga specialistja Ana Petani në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Bizneset e regjistuara si ‘Start Up’, do të kenë mundësi të përfitojnë këshillim pa pagesë, të përjashtohen nga taksat vendore, taksat e pasurisë së paluajtshme, të ndërtesës si dhe nga tatimi mbi fitimin për dy vite rresht. Petani u shpreh se mbështetja e Start Up-eve do të bëhet me anë të regjistrimeve dhe se një start up, i cili është më i zhvilluar se sa një ide do të financohet me shumë.

Lexo edhe: Start-upet do mbështeten me ligj, Bilali jep njoftimin: “Këshillim, fonde dhe mbështetje falas për sipërmarrësit”

“Mbështetja e inovacionit në fusha prioritare si dhe mbështetja e iniciativave që kanë impakt pozitiv mjedisor apo fuqizimi i grave sipërmarrëse. Startup-et do të mbështeten me anë të thirrjeve që do të hapen përmes një thirrje me temë të caktuar. Mbi këtë bazë do të bëhet edhe mbështetja e startup-eve. Do të hapet regjistri i startup-eve dhe i lehtësuesve nëpërmjet e-Albania dhe një startup apo një lehtësues futet në e-Albania dhe vetëdeklarohet si startup dhe në momentin që hapet thirrja startup-i që është pjesë e këtij regjistri sheh kriteret për të aplikuar. Nëse është një startup në fazë ideje do të financohet më pak sesa një startup më i zhvilluar. Vetëm 2% e startup-eve janë të suksesshme, të cilat marrin financime. Ne jemi shumë koshient për këtë dhe buxheti i shtetit nuk është i cunguar sepse buxheti i shtetit është 10 milionë euro për katër vite, pra janë 2.5 milionë euro në vit. Ne kemi një numër prej 1000 Startup-esh që janë financuar nga donatorë të ndryshëm, por vetëm 2% janë të suksesshme”, tha Petani.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0