Në lidhje për ChatGPT Mira tha për Washington Post: “Në thelb është të mësosh si fëmijë. … Ju merrni diçka gabim, nuk shpërbleheni për të. Nëse ju merrni diçka në mënyrë të drejtë, shpërbleheni për të. Kështu përshtateni për të bërë më shumë gjënë e duhur.”
Emri i OpenAI bëri xhiron në internet në ditët e fundit pas lançoi një bot komunikimi me inteligjencë artificiale quajtur ChatGPT i cili mahniti botën me atë çfarë ishte i aftë të bënte.
Një prej laboratorëve më ambiciozë në botë të inteligjencës artificiale, OpenAI është kompani e themeluar në fund të 2015-ës nga një grup investitorësh ku përfshiheshin themeluesi i Y Cominator Sam Altman dhe themeluesi i Tesla Elon Musk synimin për të promovuar zhvillimin e sistemeve miqësore të inteligjencës artificiale në përfitim të njerëzimit.
Që prej 2018-ës, pjesë e OpenAI u bë Mira Murati, shqiptarja e cila vjen nga qyteti i Vlorës dhe në Maj të këtij viti u emërua në pozitën e CTO duke mbikëqyrur operacionet teknologjike të kompanisë.
35-vjeçarja Mira Murati është diplomuar nga Shkolla e Inxhinierisë Thyer në Dartmouth të Masaçusets në SHBA në fushën e Inxhinierisë Mekanike.
Gjatë periudhës 2013-2016 ajo punoi pranë Tesla si Menaxhere e Lartë Produkti për seritë Model X përpara se të punonte për dy vite të tjera nga 2016-2018 për Leap Motion si zëvendës presidente e produktit dhe inxhinierisë.
Rrugëtimi i saj në OpenAI filloi si Zëvendës-Presidente e Inteligjencës Artificiale të Aplikuar dhe Partneriteteve për tu zhvendosur më pas si Zëvendës-Presidente e Kërkimit, Produktit dhe Partneriteteve.
Në Maj të 2022 ajo u emërua si CTO e OpenAI.
Gjatë një interviste për gazetarin Amerikan Trevor Noah në Daily Show, Mira foli për të ardhmen ku inteligjenca artificiale do të kishte një rol më të madh në jetën e njeriut.
E pyetur nëse inteligjenca artificiale do të zinte vendet tona të punës, ajo tha: “Ca vende pune do të humbasin, megjithatë vende të reja pune do të krijohen ose punonjës do të duhet të ri-trajnohen me teknologjitë e reja.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.