Mira Murati në Doku.Tech: Inteligjenca Artificiale do të transformojë botën tonë - Business Magazine Albania

Mira Murati në Doku.Tech: Inteligjenca Artificiale do të transformojë botën tonë

~3 minuta lexim

Ka nisue edicioni jubilar i festivalit më të madh të teknologjisë në Ballkan, “DOKU.TECH”, ku u tha se inteligjenca artificiale do të revolucionarizojë mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë, e derisa ajo vazhdon të evoluojë, është thelbësore që të kemi parasysh ndikimin e saj në shoqëri, si dhe në tregun e punës.

Në Festivalin 2 ditor, po marrin pjesë emra të njohur në botë nga fusha e teknologjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale, e ku janë të përfshira jo vetëm diskutime, por edhe panele diskutimi, mundësi rrjetëzimi e punëtori të ndryshme, të cilat aftësojnë të rinjtë kosovarë në fushën e teknologjisë, duke eksploruar implikimet e inteligjencës artificiale.

Të pranishmëve të shumtë, me një fjalë rasti online iu drejtua Mira Murati, shefe e Teknologjisë në “OpenAI”, e cila tha se inteligjenca artificiale do të transformojë botën tonë të përditshme.

“Mendoj se AI do të revolucionarizojë mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë, dhe në OpenAI ne jemi të përkushtuar të përafrojmë punën tonë me interesat më të mira të njerëzimit dhe të sigurojmë që AI të shërbejë si forcë për të mirë. Tani sapo po marrim një vështrim se si AI do të transformojë botën tonë të përditshme me module si DALL-E dhe GPT 4, si dhe me mjete si Chat GPT dhe COPilot. Qasja jonë këtu në OpenAI bazohet në kërkimin afatgjatë të sigurisë, në nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kërkimore dhe politikave dhe duke i dhënë përparësi udhëheqjes teknike.

Dhe ne gjithashtu besojmë në përsëritjen, kjo është arsyeja pse ne i sjellim këto teknologji në mënyrë të përsëritur në ndërgjegjen publike në një mënyrë të kontrolluar“, tha ajo.

 

Sipas saj, përveç efikasitetit për të krijuar mundësi të reja, inteligjenca artificiale do të çojë në zhvendosje të vendeve të punës dhe ndoshta edhe në rritjen e pabarazisë.

“Ndërsa AI vazhdon të evoluojë, është thelbësore për ne që të marrim parasysh ndikimin e saj në shoqëri, si dhe në tregun e punës.

Ndërsa AI ka potencialin për të përmirësuar efikasitetin dhe për të krijuar mundësi të reja, ajo gjithashtu do të çojë në zhvendosje të vendeve të punës dhe ndoshta edhe në rritjen e pabarazisë, dhe lundrimi në këtë çështje komplekse dhe sigurimi i një të ardhmeje më të barabartë për të gjithë do të kërkonte angazhim dhe edukim të thellë. Kështu që shpresoj që ju do ta përdorni këtë platformë në DOKU.TECH për të bashkëpunuar, ndarë mendimet tuaja dhe për t’u përfshirë në biseda kuptimplota mbi ndikimin e AI”, deklaroi Murati.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0