Mira Murati mes 100 personave influencues në botën e teknologjisë, përzgjedhur nga TIME - Business Magazine Albania

Mira Murati mes 100 personave influencues në botën e teknologjisë, përzgjedhur nga TIME

Mira Murati

Mira Murati renditet mes 100 personave më me ndikim në teknologjinë që po bën revolucion në botë: inteligjencën artificiale, nga gazeta amerikane “Time”.

“TIME 100 AI” ka vlerësuar figurat publike që po bëjnë hapa të jashtëzakonshëm në transformimin teknologjik. Shefi i Google Sundar Pichai, kryeson listën.

Mira Murati cilësohet në listën e inovatorëve dhe Time thekson se shefja e teknologjisë në gjigantin OpenAI, ka qenë një prej figurave udhëheqëse në rritjen galopante të kompanisë. Ajo vlerësohet si një prej personave kyç në zhvillimin e modeleve ChatGPT dhe DALL-E, të cilat bënë që bota të mësojë se çka është inteligjenca artificiale. Artikulli shkruan edhe për ndryshimet drejtuese brenda OpenAI.

MIra Murati vlerësohet edhe për versionin e ri të robotit, me të cilin po komunikojnë njerëzit, GPT-40, falë edhe ndërveprimit me zë në kohë reale.

Në një intervistë të fundit, Murati ka treguar përvojën e saj familjare me ChatGPT, duke theksuar se pyetja e parë që i bëri mamaja e saj ChatGPT ishte: kur do të martohet Mira?. Një figurë e tillë shqiptare, në krye të risive teknologike nderon dhe promovon shqiptarët.

Time

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0