Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka prezantuar aplikacionin e ri që jep informacionin e nevojshëm për gjithë itineraret dhe oraret e transportit publik. Ministri, tha se aplikacioni “Smart Travel Albania”, është lehtësisht i përdorueshëm, mjafton pasja e një telefoni smart që bën të mundur shkarkimin dhe më pas përdorimin.
Ministri Haxhinasto, tha se Ministria e Transporteve i kushton vëmendje të madhe zbatimit të sistemeve inteligjente të transportit.
“Në këtë kuadër, së shpejti do të prezantohet edhe aplikacioni tjetër, që do të paraqesë në kohë reale gjendjen e akseve kombëtare rrugore dhe trafikut. Më pas këtij aplikacioni, do t’i shtohet edhe elementi i biletimit elektronik.”
Ministri Haxhinasto, tha se në muajin Maj, përfundon gjithë paketa ligjore për reformën në transportin ndërqytetas, një reformë e thellë, që do të sjellë një shërbim krejtësisht tjetër për qytetarët shqiptarë, duke organizuar gjithë linjat ndërqytetëse dhe duke sjellë një cilësi të re në transport.
Haxhinasto, tha se ky aplikacion vjen në kohën e duhur, pasi shumë shpejt hapet edhe sezoni turistik dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për turistët e huaj që do të vizitoj në vendin.
/Business Mag Albania
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto