Ministria e Financave jep me konçesion ngritjen e sistemit të TVSH-së

Ministria e Financave jep me konçesion ngritjen e sistemit të TVSH-së


Irena Beqiraj shpjegoi arsyet se pse ministria e Financave ka vendosur ta japë me koncesion sistemin e mbledhjes së tatimit mbi vlerën e shtuar.

“Marrja e këtyre të dhënave në kohë reale, instalimi i faturës elektronike, e cila është një kërkesë bashkëkohore që ndihmon administratën tatimore në punën e saj të përditshme, (por është edhe një kërkesë e biznesit sepse ul edhe kostot e të bërit biznes); gjurmimi i mallit dhe edhe mundësia e Lotarisë së Kuponit tatimor në kohë reale, mendojmë se do të jenë elementët bazë të një platforme, që do të ndihmojë administratën tatimore”, tha Beqiraj.

Qeveria nisi një aksion të gjerë kundër informalitetit, por sipas Ministrisë së Financave sistemi aktual i tatimeve lë hapësira për evazion. Sipas Beqirajt sistemi i ri i mbyll këto shtigje dhe do të përmirësojë administrimin fiskal.

“Ajo që u vu re në të gjithë periudhën e operacionit antiinformalitet, në të gjitha analizat tona të thelluara që edhe po vazhdojnë është se, në hapësirën tonë ekonomike kryhen dy lloj transaksionesh bazë nëse do t’i quaja kështu, transaksionet biznes me biznes, të cilat deklarohen me anë të faturës tatimore dhe të cilat raportohen vetëm një herë në muaj në administratën tatimore, në datën 10 të muajit pasaardhës si dhe transaksionet biznes me individ, ose siç i quajmë ndryshe shitjet me pakicë, të cilat deklarohen në administratën tatimore nëpërmjet kuponit fiskal që lëshohet nga kasat dhe këto deklarohen në fund të ditës, nëpërmjet një mbylljeje manuale. E theksoj mbyllje manuale dhe jo automatike”, vijoi ajo.

Ky është një koncesion i pakërkuar, që do të thotë se ideja nuk ishte e qeverisë por e një kompanie private nga Hong Kongu. Por sipas Beqirajt, Ministria e Financave nuk ka pranuar kushtet e kompanisë private por ka hartuar terma krejtësisht të tjera reference për koncesionin.

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0