Ministri i Shëndetësisë në Britani jep alarmin: Shpërthen një lloj i ri i COVID-19, përhapet me shpejtësi - Business Magazine Albania

Ministri i Shëndetësisë në Britani jep alarmin: Shpërthen një lloj i ri i COVID-19, përhapet me shpejtësi

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock në Britani, këtë të hënë ka deklaruar se ka shpërthyer një variant i ri i virusit. Ai është shprehur se ky mutacion i ri i koronavirusit është identifikuar ditët e fundit, dhe ka shumë të ngjarë të lidhet me rritjen e shpejtë të rasteve në Londër.

Ministri Hancock tha se për këtë është njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe kanë filluar studimet e hollësishme, por megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë provë që sëmundja është përkeqësuar ose se vaksinat nuk do të funksionojnë. Ministri u tha ligjvënësve se javën e kaluar kishte rritje të përhapjes së virusit në të gjithë Londrën dhe deri më tani, autoritetet nuk e dinë në çfarë mase varianti i ri çoi në shpërthimin e rasteve.

Hancock theksoi nevojën për veprim të shpejtë dhe vendimtar, i cili është i nevojshëm për të kontrolluar pandeminë gjatë periudhës së vaksinimit. “Ne kemi identifikuar më shumë se 1.000 raste me këtë variant, kryesisht në Jug të Anglisë, megjithëse rastet janë identifikuar në rreth 60 zona të ndryshme “, tha ai.

DAILYMAIL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0