Ministri Çuçi fton fermerët të aplikojnë për financim

Ministri Çuçi fton fermerët të aplikojnë për financim


Në kuadër të një fushate informimi që AZHBR ka nisur në gjithë Shqipërinë, lidhur me Skemën Mbështetëse Kombëtare 2019, zoti Blendi Çuçi Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka zhvilluar një takim me fermerët e Gjirokastrës. Drejtoresha e AZHBR, znj.Frida Krifca dhe ministri Çuçi u bënë thirrje fermerëve të kësaj zone të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare.

Ministri tha se, skema e këtij viti i jep prioritet bektorisë, e cila është shumë e favorshme për Gjirokastrën, që njihet si një prej qarqeve me numër të madh krerësh dhe me traditë të hershme në blegtori. Ai u shpreh gjithashtu se mbështetje do të kenë edhe ata që duan të investojnë në fushën e agroturizmit. “Fakti që Gjirokastra i ka të gjitha potencialet e duhura për të zhvilluar sipërmarrje të tilla, më ka shtyrë të inkurajoj të gjithë ata që kanë një ide të tillë biznesi. Skema Kombëtare dhe Programi IPARD përbëjnë një paketë financiare domethënëse në shërbim të sektorit bujqësor dhe agropërpunues në vend, prandaj aplikimi është zgjidhja e duhur”, – tha ai.  

Lexo:  Gjermania financon me 2 milionë euro bujqësinë shqiptare

Aplikimet për të përfituar nga këto fonde do të bëhen online në 20 Agropika, 16 Agjenci Rajonale Ekstensionit Bujqësor dhe ADISA nga data 23 prill deri më 17 maj 2019. Krahas dokumenteve të identifikimit, fermerët duhet të ketë NIPT-in e fermerit Aktiv. Fondi i Skemës Kombëtare nga Buxheti i Shtetit, i shtohet fondit të programit të Bashkimit Europian IPARD, thirrja e dytë e të cilit pritet të hapet pas disa muajsh.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0