Ministri bullgar i IT-së: "Marrëveshje për uljen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor"

Ministri bullgar i IT-së: “Marrëveshje për uljen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor”


Një memorandum në nivel qeveritar mbi tarifat roaming do të nënshkruhet brenda muajit me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Bosnjë Herzegovinën, Republikën e Maqedonisë, Serbinë dhe Malin e Zi, tha ministri bullgar i Transportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Ivaylo Moskovski ditën e djeshme.

Kjo do t’u mundësojë operatorëve të telekomit të nënshkruajnë marrëveshje me njëri-tjetrin në mënyrë që të ulin çmimet.

Ne nuk mund të kemi një pagesë prej 6-7 leva (njësia monetare bazë e Bullgarisë) në minutë me Republikën e Maqedonisë, Bosnjën ose Serbinë. Këto janë çmime monstruoze,” tha Moskovski, duke shtuar se pret që operatorët të nënshkruajnë marrëveshjen deri në fund të vitit 2017.

Duke folur në një forum, ai tha se gjatë presidencës së Këshillit Bullgar në Bashkimin Europian në vitin 2018, detyra kryesore e Bullgarisë do të ishte angazhimi i saj për pranimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Lidhja e Ballkanit Perëndimor është shumë e rëndësishme për përfundimin e korridorit të 8 të transportit për lidhjen Sofje-Shkup me një infrastrukturë adekuate. Infrastruktura e transportit në përgjithësi do të japë një perspektivë të zhvillimit jo vetëm për Ballkanin por edhe për të gjithë Bashkimin Europian,” u shpreh Moskovski.

burimi: BalkanEu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0