Ministri Ahmetaj: Papunësia në ulje. Investimet e huaja janë rritur - Business Magazine Albania

Ministri Ahmetaj: Papunësia në ulje. Investimet e huaja janë rritur


Ministri i Financave, Arben Ahmetaj thotë se investimet e huaja në vendin tonë, janë rritur.

Duke prezantuar sot të ardhurat e katërmujorit të parë të vitit, ai deklaroi se nga janari deri në maj, janë rritur bizneset në Shqipëri, si vendase dhe ato të huaja.

Ai tha se ka patur rritje konstante të të ardhurave buxhetore në total dhe të ardhurat nga tatimet, doganat dhe sigurimet.

Sipas tij bizneset e reja, janë 9849 biznese, një rritje prej 24%, krahasuar me vitin e kaluar.

“Kemi një rritje të bizneseve të huaja, pra ajo fabula politike që janë larguar investitorët thjeshtësisht rrëzohet nëpërmjet shifrave, janë 680 biznese të huaja me kapital 100% të huaj apo të përbashkët. Siç e shikoni ka një momentum në aktorët ekonomikë në numrin e ndërmarrjeve, shumë shpejt del dhe Indeksi i Ndërmarrjeve, i cili është shumë pozitiv në informacionin tim operativ”, deklaroi ministri.

Ai tha se është rritur punësimi me 4.8% dhe forcat e punës me 4.3 % ndërsa vlera e papunësinë është 17.1%.

Ministri informoi se kredia konsumatore njeh rritje prej 12.6%, gjë që tha ai është shumë pozitive.

Nga ana e tij përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jens Reinke tha se rritja ekonomike është inkurajuese, krahasuar me mjedisin e përgjithshëm ndërkombëtar.

Ai nënvizoi nevojën e ndërmarrjes së reformave për të përmirësuar klimën e biznesit në vend.

“Të rejat e fundit për rritjen ekonomike janë inkurajuese, por natyrisht që ne do të donim që rritja ekonomike të ishte akomë më e lartë në mënyrë që të ndihej dhe të bënte një ndryshim në jetën e shqiptarëve, prandaj është e rëndësishme që të ketë përmirësim të vazhdueshëm të klimës së biznesit”, u shpreh Renike.

Ai tha se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për të lehtësuar klimën e biznesit.

/noa.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0