Ministrat shqiptare ne Qipro diskutojne intensifikim bashkepunimi - Business Magazine Albania

Ministrat shqiptare ne Qipro diskutojne intensifikim bashkepunimi


Ministri i Puneve te Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministri i Energjise dhe Industrise Damian Gjiknuri kryesuan nje delegacion, me pjesemarrje nga te dy institucionet, ne nje vizite zyrtare ne Republiken e Qipros.

Gjate kesaj vizite, Ministrat Bushati dhe Gjiknuri realizuan nje agjende te pasur takimesh me autoritetet me te larta shteterore te Republikes se Qipros. Ata zhvilluan takime me Presidentin e Republikes Nikos Anastasiades, me Presidentin e Dhomes se Perfaqesuesve Janakis Omiru, me homologet e tyre, Ministrin e Puneve te Jashtme Janis Kasulides dhe Ministrin e Energjise, Tregtise, Industrise dhe Turizmit Jorgos Lakotripis, si dhe me perfaqesues te Dhomes se Tregtise dhe Industrise e te Agjencise se Nxitjes se Investimeve te Qipros.

Intensifikimi i marredhenieve dypaleshe si dhe gjetja e rrugeve te mundshme per permiresimin dhe rritjen e bashkepunimit ne fusha te ndryshme ishin ne qender te takimit me Ministrin e Puneve te Jashtme Kasulides. Palet u shprehen se eshte e nevojshme qe potencialet e te dyja vendeve te aktivizohen e angazhohen me tej per te zgjeruar bashkepunimin. Besimplote se marredheniet midis dy vendeve do te hyjne ne nje faze te re dhe te gjalle bashkepunimi, si ne planin dypalesh ashtu dhe ne ate shumepalesh, ministrat Bushati dhe Kasulides theksuan interesin e perbashket per thellimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkepunimit ekonomik, veçanerisht ne ato sektore ku potencialet dhe pervojat e ekonomise qipriote spikasin, siç eshte energjia, turizmi, transporti detar, financat, etj.

Ne takimin me homologun e tij qipriot, Ministri Bushati vleresoi mbeshtetjen e dhene nga Qipro per procesin e integrimit evropian te vendit tone dhe mori sigurimet se kjo mbeshtetje do te vijoje edhe per fillimin e procesit te negociatave te anetaresimit. Ne kete kontekst, duke vleresuar pervojen e Qipros ne anetaresimin ne BE, si dhe ne respekt te Memorandumit te Bashkepunimit midis dy vendeve per çeshtje te integrimit, Ministri Bushati shprehu interesin e pales shqiptare per realizimin e konsultimeve dypaleshe. Gjate konferences per shtyp me homologun Kasulides, Ministri Bushati u shpreh se Shqiperia “inkurajon Qipron per nje qasje me fleksibel ne raport me Kosoven”. Ne kuader te ketij takim, Ministrat Bushati dhe Kasulides nenshkruan Marreveshjen per bashkepunim ne fushen e shendetesise mes dy vendeve.

Ne takimet me Presidentin e Republikes, Anastasiades dhe Presidentin e Dhomes se Perfaqesuesve, Omirus, u theksua angazhimi i perbashket per zgjerimin e bazes juridike te bashkepunimit dypalesh, nepermjet pershpejtimit te punes per marreveshjet ne proces, propozimit te marreveshjeve te reja dhe angazhimit te te dyja paleve per zbatimin ne praktike te marreveshjeve tashme te nenshkruara. Me rendesi u vleresua intensifikimi i bashkepunimit edhe ne kuadrin shumepalesh, ne kuader te OKB-se, Bashkimit per Mesdheun, etj. Ministrat shqiptare theksuan se Shqiperia eshte angazhuar te luaje nje rol aktiv, si vend model per bashkejetesen nderfetare, e rendesishme kjo veçanerisht ne kushtet aktuale te krizave e kercenimeve rajonale e globale.

Gjate takimit me Ministrin e Energjise, Tregtise, Industrise dhe Turizmit Jorgos Lakotripis, Ministri Gjiknuri u ndal tek reformat qe po ndermerren ne Shqiperi, te cilat po japin rezultatet e para ne drejtim te rritjes ekonomike dhe krijimit te nje fryme sa me te favorshme per biznesin. Z. Gjiknuri theksoi se Shqiperia mund te shfrytezoje eksperiencat e Qipros ne kuader te menaxhimit te zonave ekonomike. “Shqiperia ka burime te medha natyrore te cilat mund te jene me interes per investitoret tuaj. Ne po inkurajojme kompanite e huaja qe te investojne duke sherbyer keshtu edhe ne forcimin e sigurise energjetike”, u shpreh z. Gjiknuri. Duke u ndalur tek projekti i gazsjellesit Transadriatik, z. Gjiknuri nenvizoi rendesine e bashkepunimit dhe diversifikimit te burimeve natyrore duke shfrytezuar mundesine qe krijon ky projekt gjigand. Ministri Gjiknuri ftoi homologun Lakotripis dhe biznesin qipriot te marrin pjese ne Forumin “Oil and Gas 2015” qe do te zhvillohet ne Tirane ne mars te ketij viti.

Ne takimet me perfaqesues te agjencive dhe institucioneve te biznesit vendas, Ministrat Bushati dhe Gjiknuri ftuan bizneset qipriote te investojne ne Shqiperi dhe iu pergjigjen interesit te tyre permes prezantimit te politikave ekonomike te qeverise shqiptare, te cilat synojne e garantojne nje qendrim e mjedis dashamires e nxites ndaj biznesit dhe investimeve te huaja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0