Në Payoneer, ne kemi treguar vëmendje të mprehtë ndaj Coronavirus. Si shumicën e botës, epidemia na ka goditur personalisht. Për të gjithë klientët tanë, partnerët dhe anëtarët e ekipit në Kinë që janë prekur nga virusi, ne dëshirojmë të dërgojmë mbështetjen dhe lutjet tona për një zgjidhje të shpejtë në këtë emergjencë globale shëndetësore.
Me rreth 87,000 të infektuar dhe më shumë se 2.900 vdekje të regjistruara, pasojat e virusit janë ndjerë në të gjithë botën, duke kërcënuar jo vetëm shëndetin e miliona njerëzve, por edhe ekonominë globale. Kjo është arsyeja pse ne menduam se është e përshtatshme të zbërthejmë ndikimin e mundshëm të Coronavirus në tregtinë jashtë kufijve.
Kjo temë është veçanërisht e rëndësishme tani, pasi festimet e Vitit të Ri Lunar kanë përfunduar dhe qindra miliona njerëz në industrinë kineze të prodhimit, transportit dhe furnizimit shpresojnë se do të jenë në gjendje të kthehen në punë. Kjo është e pamundur për shumë njerëz, duke pasur parasysh masat 14 ditore që mori qeveria kineze(periudha e inkubacionit të virusit), politikat karantine për këdo që mund të ketë qenë i ekspozuar ndaj virusit.
Për eSellers, kjo nënkupton më shumë ndërprerje në biznes. Më poshtë do të gjeni disa prej masave që mund të merrni për të mbajtur nën kontroll impaktin që mund të ketë Coronavirus.
Hapat që duhen marrë për të kufizuar përhapjen e Coronavirus
Në mungesë të një vaksine për Coronavirus, qeveritë dhe bizneset në të gjithë botën kanë ndërmarrë hapa për të frenuar përhapjen e virusit. Kjo përfshin Shtetet e Bashkuara, të cilat pezulluan udhëtimet e shtetasve jo-amerikanë që udhëtonin nga Kina për në Amerikë dhe hartuan një karantinë të detyrueshme 14-ditore për çdo amerikan që vinte nga Kina. 71 vende të tjera kanë marrë masa për anulimin e udhëtimeve drejt dhe nga Kina.
Lexoni: Si t’i përgjigjemi virusit Corona, sipas Bill Gates
Përsa i përket biznesit, shumë organizata ndërkombëtare po detyrojnë çdo punonjës, që mund të jetë i ekspozuar ndaj Coronavirus të qëndrojë në shtëpi për 14 ditë. Për më tepër, më shumë se 70 kompani ajrore kanë anuluar ose reduktuar fluturimet për në Kinë. Kjo me gjasa është një goditje e konsiderueshme për industrinë, duke pasur parasysh nivelet e larta të trafikut ajror të regjistruar normalisht në dhe nga Kina.
Është ende herët për të thënë nëse këto masa do të kenë sukses ndaj virusit derisa të gjendet një vaksinë. Megjithatë, është i sigurt fakti se shpërthimi i Coronavirus në Kinë, si edhe në dhjetëra vende të botës, do të vazhdojë të ndikojë në industrinë e tregtisë elektronike në të ardhmen.
Ruajtja e dyqaneve tuaja në mes të Coronavirus
Përhapja e Coronavirus dhe si pasojë ndërprerjet e prodhuesve kinezë përforcojnë një praktikë më të mirë afatgjatë për bizneset: diversifikimin e zinxhirëve të furnizimit. Ndërkohë që Kina është padyshim qendra më e madhe prodhuese me kosto të ulët në botë, vendet e tjera, përfshirë Vietnamin, Tajlandën, Indonezinë, Indinë dhe Malajzinë, kanë baza të forta prodhuese dhe infrastrukturë për të mbështetur eksportin. Jashtë Azisë, Meksika është bërë një qendër prodhuese me kosto të ulët për produktet e konsumit, duke përfshirë pajisje elektronike dhe veshje.Për ato biznese që punojnë me prodhuesit kinezë, është më se e arsyeshme të kuptoni se çdo porosi që prisni nga furnitorët tuaj do të vonohet. Megjithatë, ka hapa që mund të ndërmerrni për të minimizuar impaktin e Coronavirus.
Kontaktoni prodhuesin / furnizuesin tuaj
Gjëja e parë që duhet të bëni është të flisni me partnerët tuaj kinezë për të kontrolluar statusin e tyre dhe çdo hap që po ndërmarrin për të mirëmbajtur operacionet. Ndërkohë që Coronavirus ka shumë ndikim në të gjithë Kinën, është e rëndësishme të kujtoni se pjesë të ndryshme të vendit po e trajtojnë situatën në mënyrën e tyre. Mbajtja e një linje të hapur komunikimi ju mundëson që të qëndroni në kontakt të vazhdueshëm me zhvillimet e fundit.
Mbajini klientët tuaj të informuar
Nëse ju përditësoni klientët më informacione lidhur me gjendjen e porosive të tyre, mund të zbusni dëmin që bëhet nga dërgesat e vonuara ose të anuluara.
Mos u frikësoni
Ndryshe nga ajo që mund të keni lexuar në internet, Coronavirus nuk mund të transmetohet përmes pakove, madje as prej atyre me origjinë nga Kina. Sigurohuni që klientët tuaj të jenë të vetëdijshëm se nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar pasi të marrin porositë e tyre.
Payoneer është këtu për t’iu ndihmuar
Ndikimi shkatërrues i Coronavirus ka të ngjarë të ndihet për ca kohë. Ndërsa ne të gjithë jemi në ankth për zhvillimin e një vaksine dhe përfundimin e shpejtë të epidemisë, ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm që biznesi duhet të vazhdojë. Payoneer punon me shitësit dhe furnitorët në të gjithë botën dhek vendosur në mënyrë unike të ofrojë të dhëna dhe udhëzime ndërkohë që kërkoni sesi të diversifikoni zinxhirët tuaj të furnizimit dhe të ruani vazhdimësinë e biznesit.Për të mësuar më shumë rreth diversifikimit të biznesit tuaj dhe pagimit të furnitorëve tuaj të ndryshëm globalë, mund të kontaktoni shërbimin e klientit të Payoneer.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.