Miliarderi japonez kërkon shoqëri për udhëtimin në hënë - Business Magazine Albania

Miliarderi japonez kërkon shoqëri për udhëtimin në hënë

Miliarderi japonez Yusaku Maezawa ka ftuar tetë anëtarë kushdo qofshin nga publiku që të bashkohen me të për një udhëtim rreth hënës në fluturimin e Elon Musk në SpaceX.

” Dua që më mua në këtë udhëtim të bashkohen njerëz të të gjitha shtresave “u shpreh ai përmes një videoje në Twitter, ku ndau dhe detaje mbi mënyrën e aplikimit. Maezawa tha se do të paguajë ai për të gjithë udhëtimin, ndaj personat që do të jenë në bord me të, do të fluturojnë falas. Misioni, i quajtur DearMoon, është planifikuar të niset në 2023.

LEXO: Jeff Bezos planifikon të dërgojë për herë të parë një grua në Hënë

Aplikantët duhet të plotësojnë dy kritere: ata duhet të përparojnë në “çfarëdolloj aktiviteti” me të cilin të ndihmojnë të tjerët dhe shoqërojnë në në formë apo një tjetër, dhe së dyti, të jenë gatshëm të mbështesin anëtarët e tjerë të ekuipazhit që ndajnë aspirata të ngjashme”. “ I kam blerë të gjithë vendet  kështu që do të jetë një udhëtim privat,” tha manjati i modës.

Maezawa, që është dhe koleksionist arti, sqaroi se fillimisht kishte në plan të ftonte artistë në këtë udhëtim të rrallë, por projekti i rishikuar tani këtë mundësi ua ofron njerëzvë të ndryshëm nga i gjithë globi. “Nëse e shihni veten si artist, atëherë i tillë jeni”, u shpreh miliarderi. Misioni i 2023-shit do të jetë i pari që do të çojë njerëz në satelitin e vetëm hapësinor të Tokës që prej vitit 1972.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0