Mikrofinanca drejt digjitalizimit. Mbi 60% e të anketuarve drejt zgjidhjeve të reja të teknologjisë

Mikrofinanca

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare, përmes një prezantimi online bëri publike rezultatet e vëzhgimit, të realizuar me inisiativën e Kredo Finance, lidhur me industrinë e mikrofinancës dhe të ardhmen e digjitalizimit në Shqipëri.

Presidentja e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, njëkohësisht Drejtore Ekzekutive e Kredo Finance, znj. Arlinda Muja prezantoi rezultatet, të cilat i gjeni të renditura më poshtë.

Lexo: AMA: për kreditë në mikrofinancë nuk parashikohet shtyrje e afatit të pagesave

Rezultatet e Sondazhit

  • Në lidhje me klimën e sipërmarrjes: Duket se klima e sipërmarrjes në vend është e ndarë pothuajse në dy shtylla kryesore. 44% e kompanive janë të kënaqura me klimën e sipërmarrjes në vend, ndërkohë që 56% të kompanive janë të pakënaqura, nga të cilat 11% shumë të pakënaqura dhe 44% të pakënaqura.
  • Punësimi do të jetë gjithnjë një indikator i fortë i mbarëvajtjes ekonomike. 56% e kompanive mendojnë se nuk do të ketë emigracion masiv drejt BE në periudhën në vijim. Produktiviteti i kompanive do të ketë rritje mendojnë 44% e kompanive, ndërkohë që 56% e kompanive mendojnë të kundërtën. Pagat duket se nuk do të kenë ndryshime në parashikimet e kompanive me 67% të anketuarve. Gjithashtu shihet se papunësia pritet të rritet nëse situata ekonomike nuk ndryshon.
  • Politikat qeverisëse: 44% e kompanive të anketuara mendojnë se politikat qeverisese të vendit janë mbështetëse për zhvillimin e industrisë financiare jo-bankare duke siguruar mjedis adapt (programe, dhe politika rregulluese fleksibël) për të nxitur risi në produkte dhe shërbime. 22% e shohin situatën më të vështirë në sjelljen e risive të reja pikërisht prej politikave rregulluese.
  • Politikat rregullatore: 56% të të anketuarve mendojnë se krijuesit e politikave rregullatore të industrisë gjithmonë respektojnë gatishmërinë e industrisë financiare jo-bankare për t’u përshtatur dhe për të qenë në përputhje me rregulla të reja duke përcaktuar qartë periudhën e tranzicionit / përshtatjes aty ku është e nevojshme. 44% të kompanive mendojnë se politikat rregulluese në lidhje me dixhitalizimin e industrisë financiare jo-bankare janë të përshtatshme dhe të arsyeshme por më shumë kompani (44%) mendojnë se politikat rregulluese në lidhje me dixhitalizimin e industrisë financiare jo-bankare janë të paparashikueshme dhe të paqëndrueshme në mënyrë afatgjatë.
  • Bashkëpunimi me grupet e interesit shihet me sy pozitiv nga aktorët e industrisë së mikrofinancës. 66% të kompanive bien dakord se autoritetet kryesore legjislative dhe rregullatore angazhojnë përfaqësuesit të industrisë në krijimin e një rregulloreje të re që prek fuqishëm industrinë dhe 78% e tyre mendojne se autoritetet kryesore legjislative dhe rregullatore janë të hapura për dialog, konsultim dhe bashkëpunim me përfaqësuesit e industrisë.
  • Midis kompanive të mikrofinancës ka një dakordësi që institucionet mikrofinanciare në përgjithësi posedojnë një teknologji më të lartë të informacionit të integruar në shërbimet dhe operacionet e tyre dhe do të jetë çështje kohe që dhe bankat të arrijnë këtë nivel teknologjik. Ndërkohë gjithashtu mendohet se industria e mikrofiancës ka ende potencial për të marrë treg në drejtim të segmenteve të pashërbyera nga bankat, por edhe atyre që bankat u shërbejnë.
  • Imazhi i Industrisë. Aktorët e kësaj industrie bien dakord se imazhi i këtyre kompanive në sytë e klientit si dhe të rregullatorëve nuk është i keq, por ka vend për përmirësim për të arritur nivele më të larta. 56% kompanive të anketuara mendojnë se reputacioni dhe imazhi i industrisë financiare jo-bankare në vendin tonë në sytë e njerëzve / klientëve është pozitiv, ndërkohë që vetem 22% nuk janë dakord me këtë pohim.
  • E ardhmja e industrisë duket se do të ecë me hapa shumë të kujdesshëm. Ashtu siç edhe doli në pah më lart, kompanitë e industrisë së mikrofinancës nuk planifikojnë të kenë rritje pagash të konsiderueshme, vetëm 22% e kompanive planifikojnë të rrisin pagat me 5% në të ardhmen. Ndërkohë që asnjëra nga kompanitë nuk planifikon nje rritje më të lartë. 33% e kompanive të anketurata planifikojnë të diversifikojnë shërbimet e tyre dhe 44% janë duke e konsideruar diçka të tillë. 67% e tyre planifikojnë të ulin kostot dhe të rrisin efiçiencën, por lajmi i mirë duket se shumica e aktorëve të mikrofinancës janë duke planifikuar rritjen e numrit të punonjësve. – 67% e tyre. 
  • E ardhmja e digjitalizimit. Edhe pse sektori i mikrofinancës mbetet një nga sektorët më të përparuar teknologjikisht, ende shërbimet e saj nuk janë totalisht të digjitalizuara. E ardhmja i përket digjitalizimit, por duket se në tregun shqiptar pritshmëritë për një shërbim të digjitalizuar masivisht janë të largëta. Aktorët kryesorë të mikrofinancës thonë se vetëm 30% e popullsisë shqiptare do të kryejnë të gjitha transaksionet financiare (pagesa, transferta) kryesisht përmes telefonit celular, të gjitha blerjet kryesisht në internet (celular ose kompjuter) dhe do të përdorin kryesisht zgjidhje të teknologjisë financiare në transaksionet e tyre financiare (pagesa, transferta, hua, investime, etj.)
  • Klientët për digjitalizimin: Në lidhje me transaksionet familjare, 64% e të anketuarve janë përgjigjur se do të kryejnë 50% të tyre online, 28% e tyre se do të kryejnë 70% të transaksioneve familjare online dhe ndërkohë 8% të gjitha. Në lidhje me transaksionet financiare, 19% e të anketuarve janë përgjigjur se do të kryejnë 50% të tyre online, 45% e tyre se do të kryejnë 70% të transaksioneve familjare online dhe ndërkohë 36% të gjitha. Në lidhje me blerjet në internet, 62% e të anketuarve janë përgjigjur se do të kryejnë 50% të tyre online, 45% e tyre se do të kryejnë 29% të transaksioneve familjare online dhe ndërkohë 9% të gjitha. 61% e të anketuarve planifikojnë se në 3 vjet ata do të përdorin zgjidhjet e teknologjisë së informacionit për transaksione financiare në masën 40-100%
  • Përfundime: E ardhmja është digjitale! Sa më sipër po kthehet në një realitet të pashmangshëm, i ndikuar dhe nga zhvillimet e fundit të pandemisë. Midis kompanive të mikrofinancës ka një dakordësi që Institucionet Mikrofinanciare në përgjithësi posedojnë një teknologji më të lartë të informacionit të integruar në shërbimet dhe operacionet e tyre dhe do të jetë çështje kohe që dhe bankat të arrijnë këtë nivel teknologjik. Nevoja e mjeteve teknologjike për kryerjen e veprimeve financiare do të vijë gjithmonë e në rrijte dhe kompanitë e mikrofinancës duhet të jenë gati me zgjidhjet e tyre.
  • Duhet një bashkëpunim më intensiv midis aktorëve të mikrofinancës dhe rregullatorëve në mënyrë që të ketë përshpejtim të adaptimit të mjeteve të teknologjisë në ligj për të ofruar më shumë shërbime online! Duhet një bashkëpunim më intensiv midis të gjithë grupeve të interesit për të rritur nivelin e edukimit financiar për të të bërë implementimin e shërbimeve financiare totalisht online më efektiv dhe në shkallë të gjërë. Kriza e cila lamë pas është duke u zbehur në efektet që ajo ka patur tek sipërmarrësit dhe se pritet që periudha në vijim të jetë më pozitive, edhe pse në 12 muajt e ardhshëm nuk parashikohet rikthim të ritmit të sipërmarrjes në nivelet para pandemisë.Sondazhi është kryer me 9 kompani aktore të industrisë së shërbimeve financiare jo-bankare, të cilat kanë plotësuar pyetësorin online në lidhje me efektet e pandemisë tek këto kompani dhe ndikimi që digjitalizimi ka në mbarëvajtjen e operacioneve të tyre. Përballë pritshmërive të kompanive janë vendosur pritshmëritë e klientëve të këtyre kompanive përsa i përket digjitalizimit, me një numër total prej 270 klientësh të intervistuar.

    Ky studim u ndërmor për të kuptuar në thelb rëndësinë e një procesi digjitalizimi të duhur për mbarëvajtjen operacionale të kompanisë si dhe marrëdhënies direkte me klientin për mbarëvajtjen e biznesit.

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale