Mik i Bukinist.al me 23 Prill - Business Magazine Albania

Mik i Bukinist.al me 23 Prill


Një moment i tillë vjen vetëm një herë në vit dhe në një ditë të tillë si data 23 prill.

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit ju mund të bëheni Mik i Bukinist-it nëse bëni një porosi gjatë 24 orëve në platformën online.

Të jesh Mik i Bukinist-it në librarinë më të madhe të librit shqip do të thotë: Të marrësh ulje të përhershme -10%, të përfitosh nga ofertat ekskluzive,  të kesh procedim prioritar porosie, të informoshesh rreth botimeve që hidhen në qarkullim dhe të marrësh një dhuratë për festat e fundvitit.

Nuk janë pak. Prandaj, përfitoje sot këtë mundësi, për ta pasur librin pranë, në çdo kohë, përmes Bukinist. Në fushën e biznesit dhe zhvillimit personal ju sugjerojmë 4 libra:

“Si të bëhesh profesionisht në shitje”, është një udhëzues njohurish dhe aftësish. Është përgjigja e pyetjes: Si të kemi sukses në profesionin tonë dhe në jetë? Çfarë është shitja në vetvete? Cilët janë faktorët/elementët e saj përbërës? Cilat janë cilësitë që përcaktojnë përsosmërinë në shitje?

“Të mendosh si miliarder”. Mund ta kondërshtoni në rolin e tij si president, ashtu siç po bëjnë shumë amerikanë. Apo mund të jeni kundër politikave ekonomike ndërkombëtare të tij, por nuk mund të mohoni suksesin e Donald Trump në biznes. Libri “Të mendosh si miliarder”, ka të bëjë me të mësuarit për të menduar si një miliarder.

“Baba i pasur, baba i varfër 2”, është vijim i vëllimit të parë bestseller absolut, ku kësaj radhe autorët sjellin këshillat që jep babai i pasur për paranë djalit të tij.

Pushtet i pakufishëm, me autor Anthony Robbins, është një libër trajnues revolucionar për mendjen. Do t’ju tregojë, hap pas hapi, si të veproni në maksimumin tuaj ndërsa fitoni liri emocionale dhe financiare, arrini lidership dhe vetëbesim, dhe siguroni bashkëpunimin e të tjerëve

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0