Microsoft zyrtarisht zotëruese e Xamarin - Business Magazine Albania

Microsoft zyrtarisht zotëruese e Xamarin


Microsoft muajin e kaluar njoftoi se ata ishin duke përvetësuar Xamarin, e cila është një platformë për zhvillimin aplikacioneve mobile. Sot, Miguel de Icaza, bashkë-themeluesi i Xamarin publikoi sot një cicërimë në rrjetin social Twitter duke thënë se Xamarin tashmë është zyrtarisht pjesë e Microsoft-it që do të thotë se proçesi i blerjes nga Microsoft tani është kompletuar.

Së bashku me Visual Studio, Xamarin u mundëson zhvilluesve të ndërtojnë aplikacione mobile duke përdorur C# duke ofruar në këtë mënyrë përvojë të plotë në të gjitha pajisjet kryesore – duke përfshirë iOS, Android dhe Windows.

Microsoft do të ketë më shumë informacion në lidhje me të ardhmen e Xamarin me Microsoft në konferencën e ardhshme Build developer.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0